LAJMI I FUNDIT:

Shala: KEK-u ka hapësirë për ta evituar krizën energjetike, MMPH-ja i ka kryer detyrimet e saj

Shala: KEK-u ka hapësirë për ta evituar krizën energjetike, MMPH-ja i ka kryer detyrimet e saj

Kosova është në prag të një krize energjetike. Menaxhmenti i KEK-ut ankohet se u kanë mbetur vetëm edhe pak rezerva, për shkak se nuk po arrijnë të kenë qasje në zonën ku është planifikuar të nxjerrët thëngjilli. Mirëpo, e kujt është përgjegjësia në rast se vendi mbetet në terr për shkak të dështimit për shpronësimin e 17 pronave në Hade e Shipitullë. Kush është dashur dhe kur është dashur të bëhet ky shpronësim?

Në një intervistë për AktivPress, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, e shpjegon në detaje gjithë këtë proces. Ai thotë se ka qenë përgjegjësi e KEK-ut që të merret vesh me banorët për shpronësimin e pronave të tyre.


Por, sipas tij, KEK-u ka dështuar ta bëjë këtë gjë. Për më tepër, KEK-u rezulton ta ketë njoftuar Ministrinë shumë vonë se s’po mund të ketë ujdi me banorët, në mënyrë që t’i hapet rrugë zbatimit të Ligjit për shpronësime.

Shala, hedh poshtë çdo mundësi që MMPH-ja ka dështuar t’i përmbush detyrimet e veta në raport me këtë çështje. Bile, ai thotë se edhe KEK-u ka ende hapësirë që ta shmang krizën energjetike.

“MMPH-ja ka miratuar vendimin e parë në qeveri për shpronësim, ka caktuar dëgjimin publik dhe pas datës 10 gusht do t’i propozojë Qeverisë miratimin e vendimit preliminar. Ndërsa, pasi Ministria e Financave të kryejë vlerësimin e pronës, MMPH-ja do t’i propozojë Qeverisë miratimin e vendimit përfundimtar më të cilin mbyllet procedura e shpronësimit. KEK-u deri në miratimin e vendimit përfundimtar ka hapësirë të i bindë banorët të nënshkruajnë marrëveshje. Çdo përgjegjësi e MMPH-së është duke u kryer brenda afatit ligjor”, ka thënë ai. /AktivPress/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Edil Project
Për herë të parë në Kosovë vjen

Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"

Peja Outdoor
Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së

Ekonomi
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Auto Mita
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs
Kalo në kategori