LAJMI I FUNDIT:

Më 3 gusht mund të krijohet “nyja” tjetër që bllokon procedurat tjera të formimit të institucioneve

Më 3 gusht mund të krijohet “nyja” tjetër që bllokon procedurat tjera të formimit të institucioneve

Kryetari i deritashëm i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili është edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, konsiderohet i papranueshëm për këtë post nga Lëvizja Vetëvendosje dhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Ndërkaq, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është e domosdoshme për vazhdimin e procedurave tjera të konstituimit të Kuvendit dhe fillimit të fazës për formimin e Qeverisë së re.

Në mënyrë që procesi i formimit të institucioneve të mos bllokohet, si zgjidhje Vetëvendosje dhe LDK i ofrojnë koalicionit PAN, ku bëjnë pjesë Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, që të propozojnë një kandidat tjetër për kryetar të Kuvendit.

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje thotë se Kadri Veseli do të dështojë nëse kandidon.


“Lëvizja Vetëvendosje do të votojë kundër Kadri Veselit për kryetar të Kuvendit, por ne jemi të gatshëm që t’i shqyrtojmë edhe emrat tjerë të cilët do të mund të propozoheshin”, thotë Konjufca.

Në rast se zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dështon, procedura mbetet aty deri në arritjen e ndonjë marrëveshje politike. Për zgjedhjen e tij nevojitet shumica e thjeshtë prej 61 votave, por të cilat koalicioni PAN deri më tani nuk e ka dëshmuar se i ka.
Analisti nga Instituti Demokratik i Kosovës, Albert Krasniqi, thotë se kjo nyje, nëse krijohet, duhet të zgjidhet ngase nuk mund të vazhdohet me procedura tjera.

“Të shihet nëse mund të arrihen kompromise mes subjekteve politike apo të provohet me një kandidat tjetër i cili do të ishte më i pranueshëm për shumicën e deputetëve”, sqaron Krasniqi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thirrur seancën konstituive të Kuvendit për datën 3 gusht. Aty, pritet që deputetët të betohen dhe të zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët e këtij institucioni.

Nga momenti i konstituimit të Kuvendit, pason periudha prej 15 ditëve për formimin e Qeverisë së re. /REL/

Në trend Lajme

Më shumë
Krasniqi në Hagë: Çdo ditë e më tepër jemi të sigurt se dielli do të lind përsëri

Krasniqi në Hagë: Çdo ditë e më tepër jemi të sigurt se dielli do të lind përsëri

Politikë
Qytetari nga Podujeva dorëzon në polici paratë e gjetura në Han të Elezit, policia kërkon pronarin

Qytetari nga Podujeva dorëzon në polici paratë e gjetura në Han të Elezit, policia kërkon pronarin

Lajme
Asnjë aktivitet institucional në 30-vjetor, a u “harrua” 17 Nëntori i UÇK-së?

Asnjë aktivitet institucional në 30-vjetor, a u “harrua” 17 Nëntori i UÇK-së?

Lajme
Kooperativa

Kooperativa "Krusha": Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë grant nga Ministria e Bujqësisë

Lajme
Peci reagon ndaj akuzave: Nuk mund të më ndalni as me ujë e as me plumba

Peci reagon ndaj akuzave: Nuk mund të më ndalni as me ujë e as me plumba

Lajme
Nga Spanja në Vlorë, Anna Yankova vlerëson bukuritë e qytetit si dhe mikpritjen e njerëzve

Nga Spanja në Vlorë, Anna Yankova vlerëson bukuritë e qytetit si dhe mikpritjen e njerëzve

Lajme
Kalo në kategori