LAJMI I FUNDIT:

Peci reagon ndaj akuzave: Nuk mund të më ndalni as me ujë e as me plumba

Peci reagon ndaj akuzave: Nuk mund të më ndalni as me ujë e as me plumba

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka reaguar ashpër ndaj akuzave dhe kritikave që po i bëhen nga opozita, duke theksuar se asnjë sulm, madje as fiziku, nuk mund ta ndalë nga realizimi i reformave që ka ndërmarrë në sektorin e bujqësisë.

Peci, në një postim në rrjetet sociale, i është përgjigjur akuzave të PDK-së dhe LDK-së, duke thënë se ata janë të tmerruar nga ndryshimet radikale që ai ka implementuar në këtë sektor.

“Siç edhe ua kam bërë me dije në fillim të mandatit, nuk mundeni me më ndalë as me ujë e as me plumba!”, ka shkruar Peci, duke akuzuar partitë opozitare për përpjekje të pasuksesshme për ta diskredituar dhe ndalur.


Ai ka shtuar se sulmet e opozitës janë një shprehje e “shthurjes mentale” dhe shpifjeve, duke kritikuar sidomos PDK-në dhe LDK-në për kërkesat për shkarkime.

Peci ka theksuar se ndryshimet që po i bëhen sektorit të bujqësisë janë kaq të thella dhe të radikalizuar, sa që janë të vështira për t’u kuptuar nga kundërshtarët e tij.

Ai ka theksuar se këto reforma, që janë të bazuara në meritokraci dhe profesionalizëm, janë arritur duke larguar sistemin kleptomanik të qeverisjes që ishte në fuqi më parë.

“Secili sulm i juaji është i kuptueshëm sepse suksesi në sektorin e bujqësisë dhe ndryshimi është aq radikal sa që vështirë është të përpihet nga ju!”, ka shkruar Peci, duke shtuar se tani ai do të flasë më hapur se kurrë më parë dhe do të demaskojë “pafytyrësinë dhe kriminalitetin” e të gjithë atyre që kanë sulmuar qeverisjen aktuale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

Thaçi nuk merr pjesë në seancë për arsye shëndetësore, Selimi shfaqet me kollare me motive shtetërore

Lajme
Kalo në kategori