LAJMI I FUNDIT:

Raul: Gjithçka është e mundur për Mbappen te Reali

Raul: Gjithçka është e mundur për Mbappen te Reali

Raul Gonzalez ka dhënë një intervistë ekskluzive për të përditshmen spanjolle Marca.

Legjenda e Real Madridit, Raul ka folur rreth shkrimeve të medieve për transferimin e Kylian Mbappe te Los Blancos.


Ish-reprezentuesi spanjoll dhe futbollisti i Realit pohoi se gjithçka është e mundur deri më 31 gusht, kur është edhe dita e fundit e afatit kalimtar të verës.

“Çmimi do të rrënojë tregun. Duhet të ketë një marrëveshje midis disa palëve dhe kjo do ta definojë atë. Madridi ka një staf të madh, por është e qartë se deri më 31 gusht gjithçka mund të ndodhë”.

“Tani për tani duhet të përqendroheni te lojtarët që kemi. Ne do të shohim se çfarë po ndodh në treg. Çmimi do të jetë ai që duhet të jetë”, tha Raul.

Theksojmë se mediat kanë raportuar se kampioni spanjoll dhe i Ligës së Kampionëve është i gatshëm të ofrojë rreth 180 milionë euro për reprezentuesin 18-vjeçar të Francës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

La Liga
Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

La Liga
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Fabregas mbajti fjalën, dërgon në Ibiza të gjithë skuadrën e Comos pas kalimit në Serie A

Fabregas mbajti fjalën, dërgon në Ibiza të gjithë skuadrën e Comos pas kalimit në Serie A

Serie A
Ylli i Spanjës humb Euro 2024 shkaku i lëndimit

Ylli i Spanjës humb Euro 2024 shkaku i lëndimit

Përfaqësueset

"Chelsea nuk gaboi me largimin e Havertz, gaboi me Kovacicin" - legjenda franceze analizon gabimet e ish klubit të tij

Premier League
Kalo në kategori