LAJMI I FUNDIT:

Dunford: Rusia, një nga kërcënimet, me të cilën ballafaqohet SHBA-ja

Dunford: Rusia, një nga kërcënimet, me të cilën ballafaqohet SHBA-ja

Gjenerali amerikan, Joseph Dunford, thotë se Rusia është “aktori më i aftë shtetëror”, me të cilin ballafaqohen Shtetet e Bashkuara, por kjo është vetëm njëra nga shumë sfidat e sigurisë në ambientin e sotëm.

Gjenerali Dunford, shef i Shtatmadhorisë së ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, më tutje gjatë fjalimit të tij në Forumin e Sigurisë në Aspen të Kolorados, theksoi se “Rusia…është njëri nga kërcënimet, me të cilat ne ballafaqohemi tash dhe është një nga më të aftat ushtarakisht”.


Por, ai theksoi se “ne aktualisht nuk e kemi luksin që ta veçojmë vetëm një sfidë”, dhe shtoi se “qartas, Koreja Veriore, sot nga perspektiva e ndjenjës së emergjencës, do të ishte sfida numër 1”.

Gjenerali Dunford, po ashtu, tha se “ne sigurisht se merremi me ndikimin e rrezikshëm nga Irani në baza ditore”. Ai u shpreh se “lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm është rol ku ne jemi të angazhuar në mënyrë komplete” dhe shtoi se “kemi disa sfida të sigurisë në paqësor”, përfshirë “rritjen e Kinës”.

I pyetur se si Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen kundër Rusisë për “sfidimin e vazhdueshëm” të perëndimit në Ukrainë, për aksionet e saj në Siri dhe për “rrezikimin” e aeroplanëve luftarakë amerikanë, gjenerali Dunford tha se sa i përket Rusisë, ne para së gjithash, duhet të jemi të aftë për ta zmbrapsur luftën atomike”.

Dunford u shpreh për rëndësinë e mbajtjes së kapaciteteve për mbrojtje konvencionale ushtarake dhe nevojën për “aleatët dhe partnerët”, duke i theksuar raportet me vendet e tjera anëtare të NATO-s, transmeton REL.

Por, sipas gjeneralit Dunford, Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të përgatitura, po ashtu, për t’u marrë me kërcënimet nga Rusia në çështje joushtarake.

“’Gara armiqësore’ e Rusisë, po ashtu involvon kapacitete kibernetike dhe ‘informacion’ dhe operacione ‘jokonvencionale’”, tha Dunford.

Sipas tij, “nuk ka arsye” të vihet pikëpyetje në konkludimi i komunitetit të Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara se Rusia është përzier në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shpeshherë ka shprehur dyshime për përzierjen ruse në fushatën zgjedhore të vitit 2016.

Sa i përket Sirisë, shefi i Shtatmadhorisë së ushtrisë amerikane, gjeneral Joseph Dunford, tha se Rusia dhe Irani kanë “objektiva politikë afatgjatë divergjent” në Siri, por sa më gjatë që konflikti të vazhdojë, do të paraqiten më tepër objektiva të këtillë divergjent.

“Është korrekte të thuhet se Rusia dhe Irani po bëjnë gara për ndikim në Siri”, tha Dunford, duke iu referuar raporteve të Moskës dhe Teheranit me Qeverinë e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.

“Martesa e regjimit të Sirisë, Federatës Ruse dhe Iranit, nuk është diçka që do të zgjasë”, tha Dunford, pasi “ajo që Irani dëshiron në rajon, dallon nga dëshirat e Rusisë dhe është vështirë të pajtohen këto perspektiva”.

Në trend Botë

Më shumë
TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

Azia
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori