Arrestohen tetë (8) persona të dyshuar për ‘mundësim në prostitucion dhe ofrim i lokaleve për prostitucion’, si dhe ‘marrje me prostitucion’
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, ka bërë të ditur se në kuadër të veprimeve operativo-hetimore, me qëllim të parandalimit të krimit dhe luftimit të të gjitha dukurive negative duke përfshirë edhe aktivitetet kriminale, gjatë javëve që po lëmë pas me sukses ka realizuar disa operacione taktike operative.
Sipas Policisë, operacione policore janë realizuar nëpër rajone të ndryshme, si në Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë etj., ku si rezultat janë arrestuar tetë (8) persona të dyshuar të përfshirë në veprën penale ‘mundësim në prostitucion dhe ofrim i lokaleve për prostitucion, veprën kundërvajtëse ‘marrje me prostitucion’ si dhe janë konfiskuar dëshmi materiale që mund të përdoren për procedim ligjor.
“Këto veprime të kundërligjshme edhe si dukuri, përpos dëmtimit të imazhit të vendit, shtimit të pasigurisë në shoqëri, rritjes së problemeve familjare, ndikojnë edhe në shëndetin e qytetarëve, pasi që Policia gjatë zbatimit të operacioneve ka hasur edhe persona që kanë ushtruar veprimtarinë e ‘marrjes me prostitucion dhe që kanë qenë të infektuar me sëmundje të ndryshme. Andaj, u bëhet apel qytetarëve që t’iu shmangen veprimeve të tilla dhe për çdo rast të dyshuar të njoftojnë Policinë në mënyrë që organet kompetente të ndërmarrin masa parandaluese”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe