LAJMI I FUNDIT:

10 punëtorë të vdekur në vendin e punës

10 punëtorë të vdekur në vendin e punës

Vetëm gjatë këtyre pesë muajve të parë të vitit 2017, 10 punëtorë kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës në sektorin privat.

Por, sipas përfaqësueseve të BSPK-së, kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë.


Isuf Azemi, nga BSPK-ja, thotë se askush në Kosovë nuk kujdeset për të drejtat e punëtoreve, pasi që, sipas tij, ata punojnë në kushte tejet të rënda, ku edhe po e humbin jetën.

“Pas inspektimit që kemi bërë para disa ditëve mund të thuhet se vetëm Zoti i ruan punëtorët, e nuk ka numër më të madh, duke e marrë parasysh gjendjen në të cilën punojnë ata në sektorin privat. Për këta punëtorë nuk e çanë kokën askush. Ky shtet është duke u interesuar vetëm si t’i marrë tatimet, por jo edhe si të kujdeset për qytetarët”, ka thënë ai, shkruan “Zëri”.

Azemi më tutje tregon se gjatë inspektimeve në të shumtën e rasteve kanë hasur në raste kur punëtoret punojnë pa asnjë mjet mbrojtës.

Sipas tij, më shumë se 150 mijë punëtorë në Kosovë punojnë pa kontrata pune.

Sipas Azemit, fajtore për këtë gjendje në sektorin privat është Ministria e Punës, por edhe sindikatat e punëtorëve.

“Fajtore për këtë është Ministria e Punës, por edhe ne si sindikatë, pasi që kemi raste të shumta kur punëtori bëhet pjesë e Sindikatës, atëherë ai ka telashe me pronarin e kompanisë, i cili i sanksionon këta punëtorë”, tregon ai. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori