Njihuni me mësuesen 68-vjeçare nga Tetova, e ka shndërruar shtëpinë në shkollë (Foto)
Punën që bën mësuese Shpresa është në baza vullnetare dhe tregon se ky profesion, nuk ka qenë punë për të, por dashuri që e ka ushqyer çdo ditë e më shumë, që e ka mbajtur gjallë e vitale siç është edhe sot, shkruan Portalishkollor.al.
Kjo mësuese mba mësim në oborrin e shtëpisë së vet me fëmijë të ndryshëm të lagjes të cilët nuk kanë kënd lojërash. Dhe krejt këtë e bën pa para për të na bindur neve se lumturia vërtetë qëndron të fëmijëria për të cilët është bërë njëfarë roje e dritës për ta. Elani i saj për punë është i pazëvendësueshëm.
Quhet Shpresa Sinani, mësuesja nga Tetova dhe është 68-vjeçare. Ndërkohë që shumica e mësueseve mezi presin pensionimin, mësuesja në fjalë është pensionuar “dhunshëm” duke pasur parasysh potencialin e saj dhe vitalitetit. Ka përcjellur shumë gjenerata të suksesshme, nxënës të cilët janë bërë shumë të rëndësishëm në shoqëri dhe me të cilët mburret. Por nuk është ajo arsyeja për të cilën do të flasim.
Shpresa Sinani para do kohe në profilin e saj në “Facebook” postonte foto me libra, nxënës, aktivitete të ndryshme më fëmijë të moshave të ndryshme. Ishte dicka fantastike të shihje një grup nxënësish që mësonin vjershë përmendsh, punonin detyra bashkë, ngjyrosnin, shkruanin dhe mbi krejt këtë punë të palodhur u rrinte mbi kokë mësuese Shpresa.
Ajo tashmë është në pension, do ta quanim “të dhunshëm”, sepse ka edhe shumë për të dhënë në profesionin e vet. Punën që bën mësuese Shpresa është në baza vullnetare dhe tregon se ky profesion, nuk ka qenë punë për të, por dashuri që e ka ushqyer çdo ditë e më shumë, që e ka mbajtur gjallë e vitale siç është edhe sot.
Në lidhje me atë se si i erdhi ideja që t’i mbledhë fëmijët gjatë verës dhe si ia doli pasi krejt ne e dimë se mezi presin pushimin ajo shprehet: “Është interesant se vitin e kaluar kur kaloja nëpër lagje fëmijët i shihja tërë pushimin duke lozur nëpër rrugë, sepse jemi lagje periferike dhe nuk kemi vende ku lozin femijët. Gjithnjë u thosha verës do bëjmë një shkollë verore, ku do të lexojmë revista për fëmijë lektyra shkollore, recitime… etj. Dhe një ditë i thërras fëmijët ua caktoj orarin kur të vijnë dhe thjeshtë fillojmë. Aq shumë filluan të vijnë fëmijët e lagjes saqë nuk kisha vend për t’i ulur. Po tash erdhën edhe fëmijët nga gurbeti dhe kështu tri javë i kaluam bashkë. Edhe sivjet ndodhi njësoj filluam dhe çdo ditë numri rritet, por edhe fëmijët më të vegjël vijnë dhe nuk mund t’i largoj, sepse ua kthej atë dashuri pët të mësuar dhe argëtuar. Çdo gjë arrihet me punë dhe duke krijuar dashuri për punë”.
38 vite si mësuese e ciklit të ulët nuk e kanë lodhur mësuese Shpresën, përkundrazi ajo thotë se tani kohërat kanë ndryshuar edhe mundësitë për ta bërë mësimdhënien diçka atraktive i kanë brezi i ri, të cilët i sugjeron të punojnë shumë dhe t’i përkushtohen këtij profesionit më të shenjtë i cili mirënjohjen e ka të vonshme dhe të kënaqshme, kur sheh sesi ke krijuar njerëz të vetëdijshëm për të mirën dhe për të keqen.
Ajo brezin e ri e porosit: “Mësuesve të rinj u kisha preferuar shumë të punojnë, sepse kushtet e tashme dhe të kaluara ndryshojnë më shumë, janë të lirë të bëjnë planin sipas përmbajtjes së grupit të klasës. Dhe askush nuk të bën shtypjen që neve na i ka bërë sistemi monist. Prandaj punë dhe vetëm punë, dhe argëtim bashkë.”
Metodat e punës të grupit veror që ka thotë se janë të ndryshme: “Një herë bëjmë një testim me bisedë, që të shohë në ç’gjendje janë me fjalorin, pastaj leximin e shkrimin dhe gjithsesi të flasim pastër gjuhën shqipe.”
Tregon se ka mënyra të ndryshme sesi i motivon dhe i shpërblen. Dalin shëtisin bashkë, shkojnë hanë akullore e biseda të ndryshme që ndikojnë në formimin e tyre.
Kjo mësuese duhet të jetë shembull për të gjithë ata që punojnë në arsim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë