LAJMI I FUNDIT:

Behgjet Pacolli për takimin e Rrahim Pacollit me Thaçin, Veselin e Lushtakun: Nuk jam në dijeni

Behgjet Pacolli për takimin e Rrahim Pacollit me Thaçin, Veselin e Lushtakun: Nuk jam në dijeni

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë sot për Telegrafin se nuk është në dijeni të asnjë takimi të iniciuar nga AKR-ja, kur është pyetur rreth takimit të shefit të shtabit zgjedhor të AKR-së, Rrahim Pacollit me presidentin Hashim Thaçin, kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin dhe kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakun.

“Nuk jam i njoftuar për çfarëdo takimi të iniciuar nga AKR-ja. Unë gjendem jashtë Kosovës dhe nuk mund të flas vetëm nga ajo çfarë shoh pak në media”, ka thënë Pacolli.


I pyetur rreth asaj se a ekziston mundësia që AKR-ja të tërhiqet nga koalicioni me LDK-në dhe Alternativën dhe t’i bashkohet PAN-it, Pacolli nuk ka kthyer përgjigje.

Ndryshe mediat kanë raportuar se në njërin prej lokaleve të Prishtinës është zhvilluar një takim në mes të presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku si dhe Rrahim Pacollit të AKR-së.

Ky i fundit e kishte konfirmuar takimin duke mos dhënë më shumë detaje rreth tij. “Po, veç jemi taku miqësisht për një kafe”, ka thënë shkurt Pacolli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori