Gareth Bale ka thënë se nuk planifikon të largohet nga Real Madridi për Manchester Unitedin, duke theksuar se asnjë ofertë nuk është bërë në drejtim të tij.
Sulmuesi nga Uellsi ka qenë prej kohësh i lidhur me një rikthim në Ligën Premier, me klubin nga Old Trafford, të interesuarit kryesorë.
28-vjeçari bëri vetëm 27 paraqitje në të gjitha garat sezonin e kaluar për shkak të lëndimeve, por mbetet me një rol kyç për treshen e famshme të sulmuesve të BBC-së së bashku me Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema.
Bale këmbëngul se po shijon jetën në kryeqytetin spanjoll dhe kur u pyet nëse ai e ka konsideruar largimin drejt Unitedit, ai u shpreh se këto fjalë gjithmonë qarkullojnë, por nuk ka ndonjë ofertë konkrete dhe është i lumtur te Reali.
“Jo, gjithçka është komplikuar nga lëndimi, por asgjë tjetër. Unë ende mund të luaj mirë dhe kur të jem në maksimum do të jap më të mirën time. Kam nënshkruar një kontratë të gjatë në Madrid dhe jam i lumtur këtu”, ka thënë fillimisht Bale për Marca.
“E vërteta është që unë nuk kam lexuar asgjë për interesimin e Unitedit. Si një lojtar britanik, unë jam gjithmonë i lidhur me një kthim në shtëpi, e njëjta gjë ndodhi me David Beckham dhe anglezët të tjerë që erdhën në Spanjë”.
“Unë jam i lumtur që luaj në Madrid, interesi logjik është interes, por nëse nuk ka pasur asgjë konkrete, asnjë ofertë, atëherë nuk ka asgjë për të diskutuar”, përfundoi ylli uellsian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Thiago Motta ka pranuar të drejtojë Juventusin, detajet e marrëveshjes
FC Roha Eagles, skuadra shqiptare në futsall do të luajë në turneun e famshëm të SHBA-së për shpërblimin e 1 milion dollarëve
Maqedonia e bën të ditur listën për Kroacinë dhe Çekinë, rikthehet Isnik Alimi
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251