LAJMI I FUNDIT:

Juventusi ofron 40 milionë euro plus një lojtar për Bernardeschin

Juventusi ofron 40 milionë euro plus një lojtar për Bernardeschin

Fiorentina është e gatshme të pranojë 40 milionë euro plus Stefano Sturaro nga Juventusi në shkëmbim të Federico Bernardeschi.

Derisa mesfushori italian ka bërë të qartë se dëshiron një transferim në Torino, çmimi prej 50 milionë eurosh ka qenë një problem për Zonjën e Vjetër.


Juventusi e afroi Costan, por nuk do të ndalet me kaq – edhe 13 lojtarë përcillen nga Zonja e Vjetër (Foto)
Lexo po ashtu Juventusi e afroi Costan, por nuk do të ndalet me kaq – edhe 13 lojtarë përcillen nga Zonja e Vjetër (Foto)

Sipas Calciomercato.it dhe Violanews.com, të dy klubet tani janë afër një marrëveshje, e cila mund të vijë javën e ardhshme.

Toskanët thuhet se janë në bisedime me agjentët e Sturaros, duke punuar për të siguruar kushteve personale që transferimi të kaloj pa probleme.

Mesfushori italian, Sturaro

Në atë pikë, Juventusi mund të sjellë Bernardeschin për 40 milionë euro plus shërbimet e Sturaros.

Tomas Rincon fillimisht ishte përmendur si lojtari që do futej në marrëveshjen e këmbimit të dy skuadrave. /Telegrafi/