LAJMI I FUNDIT:

Pesë yjet botërore që u martuan me fansat (Foto)

Pesë yjet botërore që u martuan me fansat (Foto)

Nuk ndodh çdo ditë që të takosh njerëz të famshëm dhe s’ndodh pothuajse kurrë që këta të dashurohen me ne.

Por ja që qenka e mundur.


Disa prej yjeve që janë martuar pikërisht me admiruesit e tyre, ku mesin e tyre është edhe Victoria Beckham dhe David Beckham.

Elvis Presley – Priscilla

Elvis Presley, mbreti absolut i rokut, ishte mashkulli që çdo vajzë mbi 12 vjeçe ëndërronte ta kishte për vete. Por ishte Priscilla mes miliona grave ajo e zgjedhura, vajza më me fat në botë. Të dy ishin takuar rastësisht dhe ajo kishte arritur t’i fitonte zemrën atij. Pas një lidhjeje romantike, të dy u martuan kur Priscilla ishte vetëm 21 vjeçe. Për fat të keq historia e tyre përfundoi në divorc pas pesë vitesh martesë. Gjatë lidhjes së tyre lindi dhe vajza e vogël Lisa Marie Presley.

John Travolta – Kelly Preston

Kelly Preston e tregon shpesh historinë se pasi ka parë në një poster John Travolta-n, ishte e sigurt se një ditë do ta takonte dhe do të martohej me të. Dhe ndonjëherë ëndrrat bëhen realitet. Të dy në fakt janë takuar në Vankuver më 1990-n. Ai i ka propozuar për martesë pas gjashtë muajsh. Martesa e tyre zgjat prej 25 vjetësh dhe së bashku kanë tre fëmijë.

Adam Shulman – Anne Hathaway

Adam Shulman, një aktor në karrierë jo shumë i suksesshëm, i kishte rënë në kokë për Anne Hathaway, por nuk i kërkonte të dilnin së bashku duke menduar se ajo e kishte takuar njeriun e jetës së saj. Me sa duket Hathaway ishte beqare dhe e hapur për takime. Të dy janë martuar dhe kanë një fëmijë së bashku.

Nicolas Cage – Alice Kim

Nicolas Cage ishte shumë i famshëm në Hollivud, ndërsa Alice Kim bënte ende kamerieren në një restorant. Kur Cage e takoi për herë të parë, i dha numrin e tij të telefonit. Ajo e telefonoi dhe që nga viti 2004 ata janë të martuar. Djali i tyre ka lindur pak kohë pas martese.

David Beckham – Victoria Beckham

David e Victoria Beckham ishin të dy të famshëm kur janë njohur. Por ylli i futbollit ka treguar se kishte shumë dëshirë ta takonte personalisht këngëtaren në atë kohë, Victoria. Ai ishte një fans i “Spice Girls” në vitet ’90, kështu që Victoria e kishte bërë për vete ende pa i shtrënguar dorën atij për herë të parë. Të dy janë të martuar prej 18 vitesh dhe kanë katër fëmijë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egla Ceno, fituese e Big Brother VIP Albania 3

Egla Ceno, fituese e Big Brother VIP Albania 3

Magazina
Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara

Shpërthejnë komentet negative, menjëherë pas eliminimit të Meriton Mjekiqit nga gara

Magazina
Përfundon edicioni i tretë i Big Brother VIP Albania me Eglën fituese - gjithçka që ndodhi në natën finale

Përfundon edicioni i tretë i Big Brother VIP Albania me Eglën fituese - gjithçka që ndodhi në natën finale

Magazina
Surprizë madhështore: Egla Ceno dërgohet në teatrin e Elbasanit, për të parë një shfaqje teatrale të organizuar në nder të saj

Surprizë madhështore: Egla Ceno dërgohet në teatrin e Elbasanit, për të parë një shfaqje teatrale të organizuar në nder të saj

Magazina
Egla Ceno një hap para drejt fitores në BBVA 3, eliminohet Romeo

Egla Ceno një hap para drejt fitores në BBVA 3, eliminohet Romeo

Magazina

"Ka qenë një ndër momentet më të vështira për ne", babai i Meritonit flet për herë të parë për Ilnisën dhe nominimin e fortë me Eglën

Magazina
Kalo në kategori