LAJMI I FUNDIT:

Gjenerali Orr viziton njësitet e FSK-së

Gjenerali Orr viziton njësitet e FSK-së

Komandanti i Gardës Kombëtare IOWA, Timothy Orr me bashkëpunëtorët e tij,  i shoqëruar nga Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama, kanë vizituar Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) në Ferizaj si dhe Batalionin e parë  të Brigadës së Reagimit të Shpejtë në Gjilan.

Në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj  ata janë pritur  nga Komandanti i KDS-së gjeneral brigade Enver Cikaqi me stafin e tij  dhe është njoftuar  për  aktivitetet të cilat është duke i zhvilluar KDS-ja,  përgatitje dhe prioritete këto të dhëna nga Komandanti i FSK-së për Komandën e Doktrinës  si  institucion edukativ dhe me prioritet në fazën e transformimit.


Ai  ka takuar gjithashtu  dy pjesëtarët e FSK-së të cilët kishin dal të parët në garën e “Ushtarit më të mirë për vitin 2017”,  tetar Rafet Gashi, tetar Binak  Podrimqaku, ku ndau nga një mirënjohje për të arriturat  e tyre  dhe i përgëzoi për suksesin.

Gjatë vizitës ë tij në Kosovë dhe në FSK,  komandanti  Orr  po ashtu ditë më parë ka vizituar Qendrën për Studime Universitare në Kazermën “Adem Jashari”  në Prishtinë i cili u prit nga Komandanti i QSU-së Major Avni Kiçina.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori