LAJMI I FUNDIT:

Reali refuzon ofertën e Juves për Danilon

Reali refuzon ofertën e Juves për Danilon

Real Madridi ka hedhur poshtë një ofertë fillestare nga kampionët italianë të Juventusit për mbrojtësin e tyre Danilo.

Sipas Diario AS dhe La Gazzetta Dello Sport, Bianconerët kanë paraqitur një ofertë prej 15 milionë euro për mbrojtësin brazilian, megjithëse Madridi shpreson të rimarrë më shumë se 31 milionë euro që kanë paguar te Porto në vitin 2015.


Reali i hapur për shitjen e Danilos
Lexo po ashtu Reali i hapur për shitjen e Danilos

Los Blancos thuhet do të mbajnë një çmim minimal prej 25 milionë euro për 25-vjeçarin edhe pse me bonuse, duket se nuk ka gjasa që Juventusi të rrisë ofertën e tyre në një nivel të tillë.

Skuadra e Max Allegrit është në kërkim të një të mbrojtësi të ri të djathtë pasi Dani Alves ndërpreu kontratën e tij me klubin, ndërsa ai duket i vendosur për t’u bashkuar me Manchester Cityn.

Danilo ka bërë 40 ndeshje në La Liga gjatë dy sezoneve në Bernabeu, por nuk ka arritur të bëjë përshtypje në pozitën e tij, ku ka qenë kryesisht një rezervist i Dani Carvajal. /Telegrafi/