LAJMI I FUNDIT:

Thaçi takohet me Johannes Hahn, konfirmon mbështetjen e tij për reforma urgjente prioritare

Thaçi  takohet me Johannes Hahn, konfirmon mbështetjen e tij për reforma urgjente prioritare

Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) njofton se sot pasdite, në zyrat e BE-së në Shkup, kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi realizoi takim me Komisonerin Johannes Hahn.

Në takim u bisedua në lidhje me reformat të cilat Maqedonia duhet ti përmbushë e që kanë të bëjnë me procesin e integrimeve. Kryetari Thaçi e siguroi Komisionerin Hahn se PDSH-ja do të jep përkrahjen e saj të plotë reformave dhe proceseve integruese të vendit./Telegrafi/