Loay Mudhoon
U quajt “një ngjarje botërore në zemër të Berlinit”. Ky reagim është i justifikuar, po të kesh parasysh jehonën e madhe në Gjermani e jashtë saj pas hapjes së “xhamisë liberale” në një kishë të mëparshme evangjeliste në lagjen e Berlinit, Moabit. Përfaqësues nga e gjithë bota duan të jenë prezentë, kur juristja dhe aktivistja e gruas, Seyran Ates, paraqet për opinionin projektin e saj reformues në formën e një xhamie.
Xhamia Ibn-Ruschd-Goethe është e hapur për të gjithë myslimanët – besimi dhe orientimi seksual nuk luajnë ndonjë rol. Në këtë xhami të veçantë po ashtu shfuqizohet ndarja e gjinive në kohën e faljes. Burra e gra mund të falen pranë njëri-tjetrit. Faljen e së premtes e drejtojnë një burrë e një grua. E ajo që është më e rëndësishmja për debatin e islamit në këtë vend – “Imamja” nuk ka shami koke!
Nuk të habit as fakti se reagimet nga vendet islame lidhur me hapjen e një xhamie të tillë do të ishin refuzuese dhe sigurisht të ashpra. Realitetet represive në këto vende ta mësojnë këtë. Kjo vlen edhe për Egjiptin dhe Turqinë, vende, ku reagimet kundër një xhamie të tillë ishin nga më të ashprat.
Por, më interesante se reagimet e pritshme nga bota islame janë reagimet në Gjermani. Këto ishin kryesisht pozitive. Gati të gjitha mediat e ngritën lart hapjen e një xhamie të tillë si një vend të islamit të hapur e të emancipuar. Edhe disa qarqe konservatore dhe aktorë “kritikë të islamit” apo grupe interesi e shohin modelin e një xhamie të tillë si një alternativë të xhamive të shoqatave myslimane ultra-konservatore. Sipas tyre Gjermanisë i përshtatet vetëm “ky islam.”
Megjithatë entuziazmi i tepruar i mediave dhe politikës nuk mund të fshehë dot dy probleme kryesore: Së pari: I ashtuquajturi “islami liberal” gjendet tek persona të veçantë, personalitete të jetës publike, pa struktura të rëndësishme. Në Gjermani ka ndërkohë disa iniciativa civile të myslimanëve liberalë, por shkalla e organizimit të tyre është e vogël ashtu si edhe lidhja me trendin kryesor konservator mysliman.
Së dyti: Akterët kryesorë të islamit liberal janë të vagullt nga ana përmbajtjesore. Ata e përkufizojnë vetveten më shumë me refuzimin e islamit konservator. Por substancialisht kjo është shumë pak për të pasur një ndikim më të madh.
Nuk ka dyshim – hapja e xhamisë Ibn-Ruschd Goethe është një hap i guximshëm dhe i pazakontë. Por xhami të tilla liberale nuk janë fenomen i ri në Gjermani. Xhami të tilla ka kohë që ekzistojnë në Britaninë e Madhe dhe SHBA.
Mbështetësit e islamit liberal duhet -që para hapjes së xhamisë- të sqaronin, se mbi cilat baza e mbështesin botëkuptimin e tyre liberal të kësaj feje. Ata duhej të kishin zhvilluar një debat faktik mbi rolin e sheriatit në një shtet laik dhe të së drejtës. Kjo do të ishte sigurisht një ndihmesë për të bërë dallimin mes aspekteve të pranueshme e jo të pranueshme të sheriatit.
As pjesëmarrja e ulët e myslimanëve në demonstratën pro paqes dhe kundër terrorit në Këln e as reagimet refuzuese lidhur me hapjen e xhamisë në Berlin nuk mund të merren si prova për paaftësinë e islamit për t’u reformuar. Në fund të fundit përpjekje për reforma nga aktivistë myslimanë i gjen të të gjithë botën. Lufta për fjalën e fundit për islamin zhvillohet gati gjithkund dhe me shumë ashpërsi.
Ndërsa politika do të bënte mirë, nëse nuk do të mbante anën e asnjë krahu të islamit – as atij konservator dhe as atij liberal. Një islam i mbështetur dhe kontrolluar nga shteti nuk do të ishte i besueshëm në një demokraci pluraliste. Për zhvillimin e mëtejshëm të islamit në Gjermani do duhej më mirë të respektohej pluralizmi ekzistues mes myslimanëve dhe botëkuptimet e ndryshme brenda kuadrit të shtetit kushtetues-liberal dhe integrimi institucional i islamit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pavarësisht nëse Robert Fico mbijeton dhe rifillon ose jo detyrën, Sllovakia është në situatë të rrezikshme
Lidhja mes ekonomive: Roli katalizator i pagesave ndërkufitare me kosto të ulët në Ballkanin Perëndimor
Riorganizimi i makinerisë së luftës së Putinit, zbulon frikën e tij më të thellë – ngritjen e rivalëve në Kremlin
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve
Mbahen matjet zyrtare para meçit mes Fury dhe Usyk, këto ishin peshat e kampionëve të boksit
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë