Ndonëse asnjëri prej koalicioneve parazgjedhore, përkatësisht subjekteve politike, nuk i ka fituar votat e mjaftueshme për formimin e qeverisë, njohësit e rrethanave politike nuk presin të ketë krizë politike në vend.
Analistët Imer Mushkolaj dhe Astrit Gashi kanë thënë për gazetën “Epoka e re” se koalicioni PAN e ka mundësinë e parë për ta formuar qeverinë e re. Por, sipas tyre, nëse PAN-i dështon, kushdo që siguron një shumicë prej 61 votash e bën qeverinë.
Ata kanë thënë se nuk ka asnjë arsye për ngërç politik meqë vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qartësuar çdo gjë.
“Është shumë herët për t’i paragjykuar koalicionet. Deri në certifikimin e rezultateve askush as nuk mund të bëjë e as nuk mund të thotë që i ka numrat. Nuk ka asnjë arsye të kemi krizë. PAN-i e ka mundësinë e parë dhe, nëse e realizon, atëherë qeveria bëhet shpejt. Nëse PAN-i dështon, kushdo që siguron një shumicë prej 61 votash e bën qeverinë. Kriza mund të vijë vetëm nëse në rastin e dytë askush nuk pajtohet me tjetrin, posaçërisht nëse LDK-ja insiston të mbetet në qeveri dhe nuk bën koalicion me askënd, përfshirë edhe Vetëvendosje!-n. Pra, as nuk i bashkohet AAK-së dhe Nismës e as Vetëvendosje!-s, ose anasjelltas”, ka deklaruar Gashi.
Edhe njohësi i proceseve politike, Imer Mushkolaj, ka thënë se për dallim prej vitit 2014, këtë herë nuk ka arsye për të pasur ngërç politik. Sipas tij, Gjykata Kushtetuese e ka bërë të qartë se si mund të dalë vendi prej krizës.
“Nuk po them se nuk mund të ketë ngërç politik, por mendoj se nuk ka arsye për të pasur ngërç për shkak se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është shumë i qartë. Nëse formimi i qeverisë procedohet sipas këtij vendimi nuk do të ketë ngërç, mirëpo nëse nuk procedohet atëherë do të ketë ngërç politik”, ka deklaruar Mushkolaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë