LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Celina bëhet me skuadër të re

Zyrtare: Celina bëhet me skuadër të re

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina është bërë me skuadër të re.

Ka qenë skuadra Ipswich Town që ka fituar garën me ekipet tjera për huazimin e Celinës.


20-vjeçari kësisoj është bërë transferimi i parë i verës për skuadrën e menaxherit Mick McCarthyt.

Celina sa ishte pjesë e Twentes në kampionatin holandez

Në garë për lojtarin ishte edhe skuadra tjetër nga Championshipi, Bolton Wanderers.

Reprezentuesi kosovar së fundmi ishte i huazuar në skuadrën holandeze Twente nga Manchester City.

Prizrenasi iu bashkua akademisë së Cityt në moshën 15-vjeçare, ndërsa debutimin me ekipin e parë e bëri në janar të vitit 2016 në Kupën FA ndaj Ipswich.

Celina ka kontratë me Manchester Cityn deri në qershor të vitit 2020.

Në stinorin e fundit, kosovari zhvilloi 27 ndeshje me fanellën e Twentes ku arriti të shënoj pesë gola dhe duke asistuar në pesë të tjerë. /Telegrafi/