LAJMI I FUNDIT:

”Verë e nxehtë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO”

”Verë e nxehtë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO”

Pas largimit nga pushteti të Nikolla Gruevskit dhe formimit të Qeverisë së re në Shkup, çështje kohe është kur do të fillojë presioni ndaj Athinës për gjetje të zgjidhjes për çështjen e emrit me qëllim që IRJM të hyjë në NATO dhe pastaj të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE, komenton sot ‘Katimerini’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas largimit nga pushteti të Nikolla Gruveskit dhe formimit të Qeverisë së re në Shkup, çështje kohe është kur do të fillojë presioni ndaj Athinës për gjetje të zgjidhjes për çështjen e emrit me qëllim që IRJM të hyjë në NATO dhe pastaj të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE, komenton sot “Katimerini”.

Gazeta informon se “sipas diplomatëve mirë të informuar perëndimor në Shkup, Bruksel dhe Berlin vlerësojnë se përshpejtimi i procedurave për integrim të vendit fqinjë në NATO nën akronimin IRJM, do të jetë ‘dhuratë’ për mbështetje nga Perëndimi për dyshen Zaev-Ahmeti, të cilët kanë investuar për kthim të normalitetit të brendshëm politik dhe etnik në vend, që konsiderohet si kyç për ekuilibrimin gjeopolitik”: “Katimerini” komenton se presioni ndaj Athinës do të fillojë veçmë në muajt e ardhshëm, ndërsa burime për gazetën kanë deklaruar se presioni gjerman ndaj Athinës për pranim të shpejtë të Maqedonisë në NATO veçmë po bëhet “ngulfatës”, njofton AIM.


Ministri i ri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov shpejtoi të tregoj gatishmëri për takim dhe biseda me qëllim të përmirësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, të cilat, siç theksoi, shpreson se do të sjellin deri në marrëveshje të cilat do ta lirojnë rrugën e Maqedonisë drejtë “integrimeve euroatlantike”, shkruan “Katimerini”. Burimet diplomatike vlerësojnë se ky “lirim” së shpejti do të fillojë me presion ndaj Athinës që ta tërheq qëndrimin rezerv për NATO me akronimin IRJM, ndërsa çështja me BE-në është më e ndërlikuar dhe kërkon progres në reforma të rëndësishme, për të cilat do të duhet kohë më e gjatë, e kanë të bëjnë me ekonominë, aparatin shtetëror, etj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Tuberkulozi në Kosovë, Mehmeti: Paraqet rrezik deri në momentin kur diagnostikohet, trajtimi duhet të bëhet deri në fund

Shëndetësi
Kalo në kategori