LAJMI I FUNDIT:

Ish-kampioni i Gjermanisë këmbëngulë për transferimin e Hadergjonajt

Ish-kampioni i Gjermanisë këmbëngulë për transferimin e Hadergjonajt

Mbrojtësi i talentuar kosovar, Florent Hadergjonaj pritet të bëhet së shpejti me skuadër të re.

Hadergjonaj ka shkëlqyer në vitin e tij të parë në Bundesliga me fanellën e Ingolstadit.


Por pasi ekipi i tij, Ingolstadt ka rënë në Bundesliga 2, Hadergjonaj ka vendosur të largohet.

E ardhmja e tij pritet të jetë përsëri në Gjermani, pasi është ish-kampioni gjerman në vitin 2009 Wolfsburg që po këmbëngul për transferimin e tij.

Ingolstadt e ka blerë vitin e kaluar reprezentuesin zviceran për dy milionë euro, por tani për ta lënë të lirë kërkon shtatë milionë.

Përpos Wolfsburgut, Telegrafi merr vesh se për të interesim kanë shfaqur edhe dy skuadra tjera gjermane që do të luajnë në garat evropiane vitin e ardhshëm, por emrat nuk publikohen për shkak të negociatave që po vazhdojnë.

Gjithsesi edhe një skuadër e njohur nga Serie A është në gjurmët e mbrojtësit të djathtë.

Kujtojmë që Hadergjonaj ka luajtur një ndeshje miqësore me Përfaqësuesen A të Zvicrës, ndërsa në shtator do ta marrë vendimin përfundimtar nëse do luaj për Kosovën ose Zvicrën.

Në 25 ndeshje të zhvilluara këtë vit në Bundesliga, Hadergjonaj ka shënuar një gol dhe ka dhuruar dy asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës

Serie A
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah

Premier League
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori