LAJMI I FUNDIT:

Messi i tregon Barcelonës përforcimet, këta janë katër emrat që kërkohen

Messi i tregon Barcelonës përforcimet, këta janë katër emrat që kërkohen

Shtypi spanjoll ka shkruar se ylli i Barcelonës, Lionel Messi do t’i kërkojë klubit të bëjë gjithçka për të siguruar Hector Bellerin, Marco Verratti, Gerard Deulofeu dhe Ousmane Dembele në verë.

Siç ka bërë të ditur Diario Gol, argjentinasi nuk është aspak i kënaqur me ecurinë që ka pasur skuadra në këtë sezon dhe beson se klubi duhet të blejë një mbrojtës të djathtë, një mesfushor, një qendërmbrojtës dhe dy sulmues në mënyrë që Barça të mund të rivalizojë me Real Madrid sezonin e ardhshëm.


Katalanasit pritet të bëjnë shumë ndryshime këtë verë, me trajnerin Ernesto Valverde që ka ndërmend të rinojë skuadrën.

Messi ka arritur marrëveshje për kontratën e re, klauzola e tij 400 milionë euro
Lexo po ashtu Messi ka arritur marrëveshje për kontratën e re, klauzola e tij 400 milionë euro

Jeremy Mathieu dhe Arda Turan janë informuar se janë të lirë të largohen, ndërsa blerjet e verës së kaluar Paco Alcacer, Andre Gomes dhe Denis Suarez rrezikojnë gjithashtu të largohen nëse nuk rrisin nivelin e lojës.

Bellerin është përfolur për një kohë të gjatë për një kthim te Barcelona, pasi është larguar nga katalanasit në moshën 16-vjeçare për t’u transferuar tek Arsenal.

Barcelona ia rezervon numrin e fanellës Bellerinit
Lexo po ashtu Barcelona ia rezervon numrin e fanellës Bellerinit

Gjithsesi, ka pak mundësin që ai të bashkohet me Messin, duke parë se ka rinovuar kontratën e tij me “Topçinjtë” nëntorin e kaluar.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe Verratti gushtin e kaluar me PSG.

Edhe Ousmane Dembele nuk duket një objektiv i mundshëm, sepse lojtari është transferuar te Dortmund vetëm sezonin e kaluar dhe ka pak mundësi që të kërkojë një tjetër transferim brenda një kohe kaq të shkurtër.

Për më tepër, ai luan në të njëjtin pozicion si Messi, që do të thotë se do të kthehej në një lojtar stoli te Barcelona.

Operacioni më i mundshëm është rikthimi i Deulofeu, i cili ka zhvilluar një sezon shumë pozitiv në radhët e Milan. Edhe në këtë rast, por mbetet për t’u kuptuar gatishmëria e lojtarit për të qenë një lojtar rezervë në radhët e “blaugranave”.

Në trend Sport

Më shumë
Dyshime se ndeshja mes Man United dhe Arsenalit ishte e kurdisur - tifozët vërshojnë me komente në rrjetet sociale

Dyshime se ndeshja mes Man United dhe Arsenalit ishte e kurdisur - tifozët vërshojnë me komente në rrjetet sociale

Premier League
Bayerni zyrtarizon largimin e dy futbollistëve pas katër viteve qëndrim në Allianz Arena

Bayerni zyrtarizon largimin e dy futbollistëve pas katër viteve qëndrim në Allianz Arena

Bundesliga
Pamje të tmerrshme, boksieri humb jetën pas goditjeve të marra në ring

Pamje të tmerrshme, boksieri humb jetën pas goditjeve të marra në ring

Boks
Data, vendi dhe ora: Gjithçka gati për duelin e parë më të madh të këtij shekulli, Tyson Fury - Oleksandr Usyk

Data, vendi dhe ora: Gjithçka gati për duelin e parë më të madh të këtij shekulli, Tyson Fury - Oleksandr Usyk

Boks
Ronaldo lidhet me një kalim te Leverkuseni, por çfarë kishte thënë Alonso për portugezin

Ronaldo lidhet me një kalim te Leverkuseni, por çfarë kishte thënë Alonso për portugezin

Bundesliga
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Kalo në kategori