LAJMI I FUNDIT:

Bogdani: Shqipëria duhet të bëjë lojë më agresive

Bogdani: Shqipëria duhet të bëjë lojë më agresive

Rezultati i miqësores ndërmjet Shqipërisë dhe Luksemburgut ka qenë befasues edhe për Erjon Bogdanin, ish-sulmuesin kuqezi që mban rekordin si golashënuesi më i mirë të të gjithë kohërave, me 18 finalizime në përfaqësuese.

Gjithsesi 40-vjeçari beson se kombëtarja mund të ketë nxjerrë mësimet e duhura nga kjo disfatë dhe të triumfojë në Izrael.


De Biasi: Shqipërisë i mungon vendosmëria që e ka pasur para Evropianit
Lexo po ashtu De Biasi: Shqipërisë i mungon vendosmëria që e ka pasur para Evropianit

“Në fakt unë i pashë vetëm 20 minutat e para që më dhanë përshtypjen se skuadra jonë do të fitonte. Në fund rezultati ishte befasues edhe për mua. Shpresoj që në Izrael të luajmë më mirë dhe të fitojmë”, ka thënë Bogdani, citon SuperSport.

Ai mendon se kuqezinjtë duhet të kthehet te karakteristikat e tyre për të luajtur mirë në të ardhmen.

“Shqipëria duhet të luajë me grintë, sepse nuk ka lojtarë cilësorë si Spanja apo Italia. Duhet të bazohemi të karakteristikat tona, të luajmë me grintë dhe egërsi, sepse ato na kanë dhënë sukses”, është shprehur ish-sulmuesi.

Pyetjes nëse Gianni De Biasi do të largohet pas ndeshjes ndaj Izraelit, Bogdani iu përgjigj me diplomaci: “Kjo është pyetje për trajnerin, jo për mua. Unë jam vet trajner dhe mund të gjendem në të njëjtën situatë”.

Pronarët e Interit ofertë për De Biasin që ta drejtojë një klub kinez
Lexo po ashtu Pronarët e Interit ofertë për De Biasin që ta drejtojë një klub kinez

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Kalo në kategori