LAJMI I FUNDIT:

“Fshesa” e Contes, dhjetë lojtarë largohen gjatë verës

“Fshesa” e Contes, dhjetë lojtarë largohen gjatë verës

Chelsea është e gatshme të rishikojë skuadrën e tyre që fitoi titullin, me një plan spastrimi prej nëntë futbollistëve.

Sipas The Telegraph, agjentët e Diego Costas janë vendosur për bisedimet me Chelsean me të ardhmen e sulmuesit ende të pavendosur.

Conte ka buxhet 200 milionë eurosh për transferime, synon gjashtë futbollistë
Lexo po ashtu Conte ka buxhet 200 milionë eurosh për transferime, synon gjashtë futbollistë

Gjendja e Costa është më delikatja me të cilën ballafaqohet klubi këtë verë, por jo vetëm kaq pasi drejtuesit e Bluve kanë dyshime mbi të ardhmen e nëntë futbollistëve që ishin pjesë e ekipit të parë që fituan titullin e Ligës Premier.


John Terry dhe Asmir Begovic, të cilët do të bashkohen në Bournemouth, janë patjetër në rrugën e tyre, ndërsa pas tyre edhe shumë emra tjerë janë të pasigurt për të ardhmen e tij.

Nemanja Matic, Cesc Fabregas, Michy Batshuayi, Kurt Zouma, Ruben Loftus Cheek, Kenedy, Ola Aina dhe Nathan Ake janë emrat tjerë që priten të largohet gjatë verës nga Blutë. /Telegrafi/