Ronaldo flet për Ligën e Kampionëve, mundësitë për ta fituar trofeun dhe Juventusin
Cristiano Ronaldo ka dhënë mendimin e tij në lidhje me finalen e Ligës së Kampionëve.
Real Madrid do të ndeshet në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit, e cila zhvillohet me 3 qershor në qytetin e Cardiffit.
Sipas yllit portugez të Realit, Ronaldos, Liga e Kampionëve është objektivi i gjithë skuadër pasi do të bënin histori po ta fitonin dy herë radhazi.
Ronaldo gjithashtu theksoi se kjo do të jetë një ndeshje e vështirë dhe gjasat për të fituar janë 50 për qind, pasi Juventusi është ekip i shkëlqyer që ka fituar Kupën dhe Ligën e Italianë.
“Liga e Kampioneve? Është një objektiv që të gjithë lojtarët e Real Madrid dëshirojnë të arrijnë”, ka thënë fillimisht Ronaldo.
“Ne duam të bëjmë histori dhe, nëse fitojmë, do të bëhemi skuadra e parë që do të fitojmë trofeun dy herë radhazi, në formatin e ri të Ligës së Kampionëve. Është një ambicie dhe një ëndërr për ne”, përcjell Telegrafi.
“Ne e dimë se do të jetë një lojë shumë e vështirë, por ne jemi Real Madridi dhe kemi një shans të mirë për të fituar”.
“Do të jetë shumë e ngjashme me finalet e mëparshme, gjithmonë keni një shans 50 për qind dhe të dyja skuadrat do të përpiqen të përfitojnë nga gabimet e njëri-tjetrit, por shpresoj të fitoj sepse do të ishte e jashtëzakonshme”.
“Ekipi që bën numrin më të vogël të gabimeve ndoshta do të fitojë. Unë shpresoj se ekipi është Real Madridi”, shtoi portugezi.
“Do të jetë një lojë shumë emocionuese, të gjithë do ta shohin atë dhe lojtarët duan të kënaqen në fushë. Pritjet janë të larta dhe ekipi ka besim”.
“Juve? Ata janë një ekip i shkëlqyer, ata nuk janë në finale rastësisht, ata fituan Ligën dhe Kupën Italiane”, përfundoi ylli portugez. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City