LAJMI I FUNDIT:

Në pritje të shpalljes së Qeverisë së re në Maqedoni

Në pritje të shpalljes së Qeverisë së re në Maqedoni

I mandatuari për formimin e qeverisë së re, Zoran Zaev, pritet së shpejti të dorëzojë në parlament propozimin për programin qeveritar dhe përbërjen e ministrave në kabinetin e ri qeveritar. Partitë që formojnë shumicën e re parlamentare dhe që i kanë dhënë mbështetje koalicionit të qeverisë së re janë duke përmbyllur bisedimet dhe në përgjithësi janë shumë afër ndarjes së dikastereve.

Mandatari Zoran Zaev thotë se me BDI-në dhe me Aleancën për Shqiptarët është arritur pajtueshmëria për pjesëmarrje në qeveri ndërsa Lëvizja “Besa” ende nuk ka marrë vendim të prerë se a do të jetë pjesë e qeverisë së re apo vetëm do ta mbështesë atë.

“Njerëzit presin rezultate, përmirësim të jetës ekonomike, fillim të reformave, thjeshtë dëshirojnë të shohin si funksionon parlamenti. Opozita po e kryen punën e saj ndërsa shumica parlamentare punën e saj. E gjithë kjo do të thotë se jemi nisur drejt Bashkimit Evropian por edhe për përmirësimin e jetës së qytetarëve”, shprehet Zoran Zaev.


Anëtarësimi i Maqedonisë në strukturat euroatlantike, sundimi i së drejtës në përputhje me rekomandimet e komunitetit ndërkombëtar, transparenca dhe llogaridhënia e pushtetit, realizimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit janë parimet mbi të cilat do të udhëhiqet qeveria e re e Maqedonisë, thonë përfaqësuesit e partive politike që përbëjnë shumicën e re parlamentare.

Nga BDI thonë, se kjo parti do të drejtojë kryesisht ministritë që ka pasur edhe në qeverinë e mëparshme me përjashtim të disa dikastereve. Nga LR-PDSH ende nuk kanë vendosur në mënyrë të prerë se a do të jenë pjesë e qeverisë, por lideri i partisë Zijadin Sela thotë se Aleanca për Shqiptarët do ta votojë kabinetin e ri qeveritar pa marrë parasysh se a do të jetë pjesë e ekzekutivit ose jo.

Lëvizja “Besa” ende është në pritje të përgjigjes së mandatarit për plotësimin e kushteve të tyre për pjesëmarrje në qeveri e që kanë të bëjnë me ridefinimin, integrimin e deklaratës së partive shqiptare në programin e qeverisë dhe për mospjesëmarrjen e personave të inkriminuar në kabinetin e ri qeveritar.

Edhe lëvizja “Besa” pa marrë parasysh faktin se a do të jetë pjesë e qeverisë, ajo do ta mbështesë kabinetin e ri qeveritar. Nga LSDM thonë se procesi i ndarjes së dikasterev dhe cilave parti do t’i takojnë ato ende është i hapur. Sipas tyre për ministrat e rinj do të jetë interesi qytetar primar e jo ai personal dhe ai partiak siç ishte deri më tani.

Analistë politik vlerësojnë se Qeveria e re e Maqedonisë do të duhej të bënte kthesa të mëdha për kthimin e vendit në procesin e integrimeve dhe sundimin e drejtësisë dhe për të kthyer besimin e qytetarëve tek institucionet e shtetit. Prof. Mitko Gaxhovski për “Deutsche Welle” vlerëson se qeveria e re, e cila duhet të formohet, do të jetë qeveria më e rëndësishme në historinë e Maqedonisë së re e cila do të duhet të bëjë reforma thelbësore, që nuk janë bërë që nga pavartësia e shtetit.

Për analistin politik Ilir Luma partitë politike shqiptare që përbëjnë shumicën e re parlamentare duhet pa përjashtim të jenë edhe pjesë e koalicionit qeveritar meqë atë e presin detyra të rënda. “Të gjitha partitë shqiptare duhet të jenë pjesëmarrëse në qeveri, të mbajnë përgjegjësinë e pjesëmarrjes në qeveri dhe në fund të mandatit ato duhet të japin llogari para opinionit për arritjet apo dështimet”, vlerëson Luma.

Ndryshe nga Luma, analisti politik Blerim Hyseni nuk është përkrahës i drejtpërdrejtë i pjesëmarrjes të të gjitha partive politike shqiptare në ekzekutiv, sepse spektrit politik shqiptar i nevojitet edhe opozitë.

Për analistin Xhelal Neziri partitë politike në këtë moment duhet ë jenë të përqëndruara në kthimin e normalitetit dhe funksionimin e shtetit të së drejtës se sa në ndarjen e posteve në qeverinë e re. Formimi i qeverisë paraqet një hap të rëndësishëm drejt tejkalimit të krizës politike, çdo kushtëzim për formimin e saj paraqet edhe kushtëzim për tejkalim të krizës thotë Neziri.

Mandatari Zoran Zaev pas dorëzimit të përbërjes së re të kabinetit qeveritar në Parlamnent dhe debatit 48 orësh në pajtim me rregulloren e parlamentit, shpreson se nga mesi i javës së ardhëshme Maqedonia do të funksionojë me qeveri të re./DW/

Në trend Lajme

Më shumë
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Lajme

"Skënderbeu i Sicilisë si Edi Rama", reagon skulptori Gëzim Muriqi

Lajme
Ursula von der Leyen: Në Kosovë reformat ekonomike po sjellin përfitime

Ursula von der Leyen: Në Kosovë reformat ekonomike po sjellin përfitime

Lajme
“Po rrëshqasim në vend të pasigurt, mbrëmë mund t’i kishim 100 viktima

“Po rrëshqasim në vend të pasigurt, mbrëmë mund t’i kishim 100 viktima", hetues e sociologë japin alarmin pas përleshjeve të armatosura në Prishtinë

Siguri
Kurti takon Zeqir Gërvallën: Dikur na bënte bashkë Adem Demaçi në zyrën e UÇK-së në Prishtinë

Kurti takon Zeqir Gërvallën: Dikur na bënte bashkë Adem Demaçi në zyrën e UÇK-së në Prishtinë

Lajme
Shqiptari mes lotësh pas aksidentit ku humbi jetën gruaja dhe u plagos foshnja: Jam gati të paguaj gjithçka që kam bërë

Shqiptari mes lotësh pas aksidentit ku humbi jetën gruaja dhe u plagos foshnja: Jam gati të paguaj gjithçka që kam bërë

Lajme
Kalo në kategori