LAJMI I FUNDIT:

Takim i Xhaferit me delegacionin e Kolegjit mbretëror për studime në Mbrojtje nga Londra

Takim i Xhaferit me delegacionin e Kolegjit mbretëror për studime në Mbrojtje nga Londra

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot u takua me një delegacion të oficerëve të lartë dhe civilëve të Kolegjit mbretëror për studime në lëminë e Mbrojtjes nga Londra, të kryesuar nga Nikollas Evans, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç theksohet në kumtesën e Kuvendit, Xhaferi në takim i ka informuar për punën vijuese dhe të ardhshme të Kuvendit e cila lidhet me zgjedhjen e Qeverisë së re, si dhe për formimin e trupave të punës së Kuvendit, ndryshimet në Kodin zgjedhor në kontekst të zgjedhjeve lokale në vjeshtë dhe në përgjithësi vënien në funksion të institucioneve demokratike të shtetit, pas ngecjes së shkaktuar nga kriza politike.


Anëtarët e delegacionit, thuhet në kumtesë, kanë shprehur interesim për më shumë çështje, si nga aspekti i politikës së brendshme, ashtu edhe në kontekstin ndërkombëtar, me ç’rast janë këmbyer mendime për sfidat e ardhshme të Kuvendit të ri, për rolin e Kuvendit si korrigjues i pushtetit ekzekutiv, për integrimin evropian dhe euroatlantik të Republikës së Maqedonisë, çështjen për kontestin me emrin, për marrëdhënien, sensibilitetin dhe pritjet e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë ndaj Bashkimit Evropian si entitet i dëshiruar, si dhe për ndikimet e ndryshme ndërkombëtare në kontekst të integrimit të shteteve ballkanike në NATO.

Kolegji mbretëror është një prej kolegjeve më prestigjioze në botë për studime në mbrojtje, ndërsa si pjesë e studimeve, delegatët kanë detyrë të shqyrtojnë rajone të caktuara në botë. Krahas oficerëve të Mbretërisë së Bashkuar, në përbërjen e saj janë edhe oficerë të më shumë rajoneve të botës, – nga Evropa, Zelanda e Re, Lindja e Mesme, Meksika, Afrika dhe Japonia. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori