LAJMI I FUNDIT:

Aderimet, fasadë e partive politike

Aderimet, fasadë e partive politike

Aderimet e gazetarëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile nëpër partitë politike pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në vend po konsiderohen si të vlefshme për partitë, por jo edhe për vetë ata.

Nezir Kraki, profesor i shkencave politike në universitetin “Paris Est”, thotë se në Kosovë është instaluar bindja se gjithçka kalon nga partitë politike, derisa sipas tij partitë politike janë bindur se vetëm personat me bagazh mediatik mund t’u sjellin vota apo t’ua pastrojnë imazhin në opinion.

“Profile të tilla janë fabrikuar relativisht shumë viteve të fundit si nga shoqëria civile, ashtu edhe nga bota e gazetarisë. Arsyeja përse një parti politike e inkuadron një gazetar apo gazetare është shumë më e qartë sesa arsyeja përse gazetari apo gazetarja futet në politikë”, ka thënë Kraki.


Sipas tij, pastaj partitë politike kanë interes që gazetarët të qetësohen dhe për këtë punë  medikamenti më i efektshëm duket, siç shprehet ai, të jetë rruga e pushtetit apo privilegjet herë konkrete e herë të shpresuara.

“Nga ana tjetër, intelektuali i shkolluar brenda vendit apo jashtë tij nuk konsiderohet si element shqetësues për rehatinë politike të partive, prandaj është më pak tërheqës sipas mendimit tim”, thotë Kraki për gazetën “Zëri”.

Ndërkaq profesori për marrëdhëniet ndërkombëtare, integrimet evropiane dhe studimet e Evropës, Dashnim Ismajli, thotë se aderimet e reja që po ndodhin janë të natyrës së përkohshme.

Sipas tij për shkak se përvojat dhe praktikat e kaluara na tregojnë që edhe përpos blerjes së shoqërisë civile dhe figurave publike në fushatat elektorale nga partitë politike atyre nuk u është dhënë hapësirë tutje në proceset e vazhdueshme postelektorale apo edhe në reformimet partiake. Mirëpo ai thotë se këto aderime më shumë janë shfrytëzuar për ta mashtruar qytetarin vetëm e vetëm për ta rritur përqindjen e votës në zgjedhje (fasadim), duke shërbyer interesit individual apo klanor.

Ismajli thotë se blerja e herëpashershme e shoqërisë civile, kritikës dhe opinionit të përgjithshëm publik dëmton dhe ngulfat transparencën dhe efikasitetin e një shteti modern, e që sipas tij është tendencë nga partitë politike që tregon mosgatishmëri për t’u përballur me kritikën apo me një opinion publik të mirëfilltë.

“Këto janë disa praktika që dëmtojnë imazhin dhe herë pas here kanë kategorizuar Kosovën sipas matjeve dhe vlerësimeve ndërkombëtare; shtet fragjil me institucione të brishta në shërbim të grupeve dhe klaneve që nuk janë të aftë për organizimin e rendit shoqëror përmes normave demokratike”, ka thënë Ismajli.

Ai thekson se inkuadrimi apo siç po e quajnë partitë politike aderimi i kuadrove të reja është bërë trend në zgjedhjet elektorale, mirëpo ky trend sipas tij më shumë i ngjason një fasadimi apo thënë më shkurt “tendencë për grumbullimin e votave përmes figurave publike, individë këta të shoqërisë civile, mendimit kritik apo edhe nga gazetaria”.

Sociologu Labinot Kunushevci thotë se sa i përket aderimit të publicistëve e gazetarëve në parti politike, ky fakt tregon që disave prej tyre u mungon integriteti dhe konsistenca politike dhe profesionale si dhe lehtësisht, sipas tij, për favore e privilegje politike përmes tyre blihet paqja sociale dhe ruhet “status quo”-ja. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
KFOR-i bën patrullime në Istog

KFOR-i bën patrullime në Istog

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Kalo në kategori