LAJMI I FUNDIT:

Genc Nuza drejton derbin Gjilani – Drita

Genc Nuza drejton derbin Gjilani – Drita

Të shtunën në qytetin e Gjilanit ka festë, pasi do të luhet derbi lokal më i madhi në Kosovë mes Gjilanit dhe Dritës.

Edhe kësaj radhe gjyqtari kryesor për këtë takim të rëndësishëm do të jetë prishtinasi Genc Nuza i cili është edhe gjyqtar i FIFA-s.


Ndeshja do të luhet me fillim nga ora 17:00 dhe pritet të mbledhë një numër të madh të tifozëve.

FFK ka publikuar edhe gjyqtarët e ndeshjeve tjera të javës së 32-të në elitën e futbollit kosovar. /Telegrafi/