LAJMI I FUNDIT:

“Zidane 2020”, projekti i ri i Real Madridit

“Zidane 2020”, projekti i ri i Real Madridit

Sapo të luhet finalja e Ligës së Kampionëve, Real Madridi do të ketë një tjetër arsye për ta zgjeruar lumturinë e jetesës.

Dhe nuk është askush tjetër, përveç Zinedine Zidane, ai që do të marrë si shpërblim rinovimin e kontratës deri në vitin 2020.

Kjo është aspirata e Florentino Perez dhe do të jetë realitet së shpejti, sepse palët e duan këtë gjë. Vazhdimi i kontratës është në tavolinë dhe trajneri francez, kur ta shohë të arsyeshme, mund të vendosë firmën, e cila ta lidhë atë me Real Madridin deri më 30 qershor 2020, jo deri në të njëjtën datë të vitit 2018, siç pasqyrohet në kontratën aktuale.


Natyrisht, kontrata do të rregullohet në shifra, sepse tashmë ka statusin e një trajneri, që për momentin ka fituar Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Botërorin për Klube, duke arritur një tjetër finale kontinentale dhe qenë fare pranë titullit në La Liga.

E gjitha kjo në vetëm 17 muaj, që nga debutimi i tij si trajner në La Liga. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tetë lojtarët e lënduar të Barcelonës – situata e tyre dhe datat e mundshme të rikthimit në fushë

Tetë lojtarët e lënduar të Barcelonës – situata e tyre dhe datat e mundshme të rikthimit në fushë

La Liga
Cassano tha nuk është as në top 10 më të mirët e të gjitha kohërave, reagimi i Ronaldos tregon se sa egoist është

Cassano tha nuk është as në top 10 më të mirët e të gjitha kohërave, reagimi i Ronaldos tregon se sa egoist është

Ndërkombëtare
Situatë tensionuese mes Xavit dhe Laportas në ceremoninë lamtumirëse të Iniestas

Situatë tensionuese mes Xavit dhe Laportas në ceremoninë lamtumirëse të Iniestas

La Liga
Iniesta tregon tre lojtarët që do t'i transferonte në skuadrën e tij si trajner i ardhshëm

Iniesta tregon tre lojtarët që do t'i transferonte në skuadrën e tij si trajner i ardhshëm

La Liga
“Nuk mund të isha më i emocionuar”, fjalët e para të Klopp pas punës së re

“Nuk mund të isha më i emocionuar”, fjalët e para të Klopp pas punës së re

Ndërkombëtare
Shtatë lojtarët e lënduar të Realit dhe datat e rikthimit të tyre në fushë

Shtatë lojtarët e lënduar të Realit dhe datat e rikthimit të tyre në fushë

La Liga
Kalo në kategori