LAJMI I FUNDIT:

Qela i reagon Mujës, keqpërdore foltoren e Kuvendit

Qela i reagon Mujës, keqpërdore foltoren e Kuvendit

Tomor Qela, ish-zëdhënës i komisionit që u quajt i ekspertëve, i formuar nga kryeministri në largim Isa Mustafa ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të PDK-së Shaip Muja gjatë seancës së Kuvendit ku u votua mocioni i mosbesimit për Qeverinë.

Qela në reagimin e tij thotë se emri i tij u lakua nga “një ‘deputet’ i Parlamentit të Republikës së Kosovës (Shaip Muja). Emër i panjohur për mua? Nuk kisha vënë re të bëmat e tij, pasi që nuk më kujtohet se e kam takuar ndonjëherë, qoftë edhe për të përshëndetur!”.

Qela thotë se pasi që tema për të nuk ishte në rend dite dhe për këtë konsideron se është keqpërdorur foltorja e Parlamentit.


“Po mirë, le të mbetet në ndërgjegjen e keqpërdoruesit. Me ketë rast dëshiroj të falënderoj kryetarin e Parlamentit (z. Kadri Veseli) dhe deputetët e tjerë, për reagim të menjëhershëm dhe korrekt!. Fillimisht desha të deponoj padi civile për këtë çështje, por isha i kufizuar nga legjislacioni në fuqi, sepse ju (Sh. Muja) keni keqpërdorur autoritetin dhe foltoren e Parlamentit të Kosovës, nën ombrellën e imunitetit”, thuhet në reagimin e Qelës.

Pjesë nga reagimi i Qelës ndaj Mujës:

Qela tha se ajo që i ka bërë përshtypje ishte klasifikimi me fjalë prej akademikut mercenar? Kjo më shtyri që të bëjë një reagim, i cili do të sqaronte për opinionin e gjerë filozofinë e klasifikimit nga ana juaj prej MERCENARI.

Sinqerisht, dhe me përgjegjësi morale e profesionale iu them se mund të jem mercenar për dije, shkencë, profesion dhe mbrojtje administrative të institucioneve, por asnjëherë nuk do të lejoj njollosjen e emrit tim, nga njerëz të paditur, analfabet e të ndërsyer. Kjo për faktin se kam punuar me

përkushtim e zell, në projektet më kapitale (të profesionit) në dy dekadat e fundit. Më vonë, pas hulumtimit në CV tënde, kuptova se ju (Sh. Muja) jeni “DOKTOR” me profesion, dhe nuk lidheni asgjë me punën time, prandaj me erdhi ndër mend t’iu pyes? Çfarë jeni ju në të vërtetë: A jeni Doktor apo MERCENAR i shëndetit, Deputet apo MERCENAR nga foltorja e Parlamentit, politikan apo MERCENAR i politikës, ekspert apo MERCENAR kundër ekspertëve?

Nëse të gjitha përgjigjet e këtyre pyetjeve janë të sakta, besoj se do të vlen klasifikimi për ju (Sh. Muja) dhe ekspertët e ashtuquajtur që ke mbrapa; se nuk jeni asgjë më shumë se analfabetë në fushën e Gjeografisë; hiq më pak se njerëz llomotitës që krekosen si aligatorë të uritur në bregun e lumit të ndotur dhe keqpërdorues foltoresh, faktesh, profesionesh e institucionesh?

Sinqerisht, kërkoj falje nga lexuesit e këtij reagimi, sepse u detyrova të dal jashtë natyrës dhe etikës sime!

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Lajme
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Lajme
Kalo në kategori