Gjithçka kur tregtohet, pos nderit, quhet pazarllëk. Vetëm allishverishi me nderin e ka emrin prostitucion.
Por, këtu kemi përqasje të ndryshme se çfarë është vetë nderi. Siç thoshte një shkrimtar: “Prostitucioni nuk njeh gjini. Kjo është shprehi. Të mos e mbash premtimin, të mohosh borxhin, të spiunosh, të vrasësh dikë pas shpine, të shtypësh më të dobëtin e në raste të caktuara edhe të frikohesh është prostitucion”.
Dhe, kishte të drejtë zotëria.
***
Ka kohë që në hapësirat shqiptare po vërehen pisllëqe nga më të ndryshmet. Posaçërisht Kosova e ndërtuar mbi vlerat evropiane, që nga Preambula e Kushtetutës e deri te flamuri i saj shtetëror që reflekton frymën euroatlantike, e cila duket se na është ofruar si frymëmarrje artificiale.
Dita-ditës po bëhet gjithnjë e më e qartë se një karrige e pushtetit peshuaka më rëndë se barra e sakrificave të krejt shekullit të fundit që përjetuam si shoqëri. Sot, shqiptari (dhe jo vetëm) e shet shqiptarin (dhe jo vetëm) për gjëra kalimtare të cilat sjellin përfitime të përkohshme.
Sot, në Kosovë, politika nuk konsiderohet mjet i shërbimit për qytetarët, por dukuri oportuniste e për dikë edhe utilitariste. Ideja materialiste se në politikë s’ka vend për moral e prodhon formulimin se njeriu për njeriun është ujk. Mirëpo, ç’është më e keqja, kur dikujt i duket vetja ujk, tjetrin e sheh si qengj dhe fillon t’i mprehë dhëmbët.
***
Kur mungon morali, humbet edhe perceptimi mbi vlerën. Kriza aksiologjike në vendin tonë ka marrë dhénë. Një mendimtar të cilën parapëlqej ta lexoj, diku pati thënë që nëse në një shoqëri çmimet kanë zënë vendin e vlerave, aty nuk mbetet asgjë që nuk mund të shitet. Prandaj, në vend të përcaktimit të vlerës, sot kemi vënien e çmimit. Përcaktues i çmimit është ai që sundon tregun ekonomik, politik, universitar e çfarëdo që të bie ndërmend. E, të gatshëm për t’u shitur vazhdojmë të kemi çdoherë; që nga biznesmenët e deri të gazetarët e intelektualët (!).
Në Kosovë, e sidomos në Prizren, tash e ca vite radhazi ka lindur një zakon i keq: çmimet e ushqimeve rriten gjatë muajit Ramazan. Me gjasë, duke ditur se agjëruesit mund të shpenzojnë më tepër, kapitalistët tanë të vegjël po e zbatojnë këtë taktikë.
Do të ishte mjaft me rëndësi që sivjet këtë strategji të tyre ta praktikojnë vetë qytetarët. Meqë fushata elektorale do të zhvillohet gjatë këtij muaji, qytetarët le të vendosin të mos e japin votën e tyre me çmim të lirë. Le t’i rrisin kërkesat dhe mos t’i votojnë ata që e kanë shitur edhe votuesin.
E, ajo që do të na sjellë një dallim nga kampanjat e kaluara, besoj se do të jetë “rritja e imanit” të politikanëve që nga iftaret e, ka të ngjarë, gjer tek teravitë.
Njëra perde ra, të presim aktin artistik të radhës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pavarësisht nëse Robert Fico mbijeton dhe rifillon ose jo detyrën, Sllovakia është në situatë të rrezikshme
Lidhja mes ekonomive: Roli katalizator i pagesave ndërkufitare me kosto të ulët në Ballkanin Perëndimor
Riorganizimi i makinerisë së luftës së Putinit, zbulon frikën e tij më të thellë – ngritjen e rivalëve në Kremlin
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta
Stjuardesa mbeti e shtangur kur pa se çfarë fshihej në bagazhin e brendshëm të aeroplanit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore