LAJMI I FUNDIT:

Speciale/ Futbolli kosovar i ‘pushtuar’ nga lojtarët e huaj, ky është formacioni më i mirë i ndërkombëtarëve që luajtën në Superligë këtë vit (Foto)

Speciale/ Futbolli kosovar i ‘pushtuar’ nga lojtarët e huaj, ky është formacioni më i mirë i ndërkombëtarëve që luajtën në Superligë këtë vit (Foto)

Viti i parë i ndërkombëtarizimit të futbollit të Kosovës i priti klubet me plotë entuziazëm dhe me tejkalim të shpenzimeve.

Në shpenzimet e klubeve futen edhe shumë lojtarë të huaj që këtë sezon shkëlqyen në fushat e gjelbra në stadiumet e Kosovës.

Nga 12 klube, dhjetë prej tyre angazhuan lojtarë të huajë këtë sezon. Gjithsej 23 lojtarë të huajë kanë luajtur në Superligë deri më tani, ku disa nga ta kanë fituar edhe zemrat e tifozëve me paraqitjet e tyre.


Besa dhe Drenica janë skuadrat e vetme që i bën ballë këtij fluksi, ani pse klubi pejan kishte paralajmëruar ardhjen e lojtarëve të huaj nga Franca, shkruan Telegrafi.

Numri i lojtarëve 

Pa dyshim prej tyre më i njohur është John Otto John që ka shënuar deri më tani 22 gola. Pastaj vijnë edhe dyshja e Prishtinës: Abdul Khalid Basid dhe Guthier Makenda.

Vetëm në ndeshjen e fundit ka debutuar një portier, dhe ai është kamerunasi Theo Fodjo Lali.

Lojtarë nga Maqedonia, Gana, Kameruni, Nigeria janë pjesë e Superligës.

Këtë kampionat ishin prezent edhe dy trajnerë të huajë, ai i Prishtinës, gjermani Lutz Lindemann dhe i Dritës, boshnjaku Amir Alagic.

Por nëse do të luanin në një formacion të gjithë lojtarët e huaj, si do të dukej kjo skuadër.

Telegrafi  ka radhitur 11 më të mirët që u paraqitën në Superligë në këtë edicion.

Formacioni

Në portë është portieri i Trepçës, që debutoi në humbje me Ferizaj,  Theo Fodjo Lali.

Në mbrojtje do të luanin Asare i Lirisë, Sambau i 89-shit dhe Ristovski i Ferizajt.

Mesfusha do të përbëhej nga Joel dhe Chipuse të Lirisë, Makenda i Prishtrinës dhe Ferdinand i Trepçës.

Sulmi do të ishte i frikshëm. Me John John që është shënuesi më i mirë në Superligë dhe Khalid që ka shënuar 10 gola me Prishtinën. Me të do të luante Razard i Feronikelit.

Trajneri i kësaj skuadra do të ishte Lutz Lindemann.

Por, a do të arrinte që kjo skuadër të bënte ‘çmendurinë’ në Superligë nëse do të luanin të gjithë së bashku. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve

Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

Ndërkombëtare
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder

Ndërkombëtare
Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Premier League
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L'Equipe thotë se situata është komplekse

Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L'Equipe thotë se situata është komplekse

Ndërkombëtare
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar

Ligat tjera
Kalo në kategori