LAJMI I FUNDIT:

Kampioni aktual pret Besën

Kampioni aktual pret Besën

Java e 29-të në elitën e futbollit kosovar ka filluar me ndeshjen Trepça ’89 – Gjilani, ku mitrovicasit shënuan fitore të thellë 5-2.

Por ditën e sotme (e shtune) do të zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera në elitën e futbollit kosovar.


Kampioni në fuqi, Feronikeli do të jetë nikoqire e skuadrës pejane, Besa.

Edhe pse kanë mbetur mbrapa në luftën për titull, skuadra bardh e gjelbër do të kërkoj fitore.

Feronikeli synon që së paku ta zë pozitën e dytë në fund të këtij kampionati.

Ndërkohë Besa e Pejës pasi ka siguruar javë më parë mbijetesën, ata po luajnë pa presion dhe kanë mendjen tek finalja e Kupës së Kosovës.

Ndërkohë ndeshja tjetër e ditës së shtunë do të zhvillohet në Skenderaj.

Drenica do të jetë nikoqire e Hajvalisë e cila edhe matematikisht ka rënë nga elita e futbollit kosovar.

Me një fitore eventuale, Drenica do të bënte një hap të madh drejt mbetjes në elitë. /Telegrafi/