LAJMI I FUNDIT:

Kjo maskë shitet për 1,4 milion dollarë, por e ka një “të metë”! (Foto)

Kjo maskë shitet për 1,4 milion dollarë, por e ka një “të metë”! (Foto)

Një argjendar në Tokio po ofron një kopje të përmasave normale njerëzore të helmetës, e bërë tërësisht nga ari i fortë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bizhuteri dhe krijuesi i artit Ginza Tanaka ka krijuar një kopje ari prej 24 karatësh të maskës së Darth Vader në nder të 40 vjetorit të filmit Star Wars (origjinal).


Darth Vader, është një personazh imagjinar në Star Wars.

Ky version i maskës peshon 33 kilogramë, dhe kushton rreth 1,4 milion dollarë. Por, çfarë është me rëndësi është se ajo e ka një “të metë” – ajo nuk është projektuar për t’u veshur. /Telegrafi/