LAJMI I FUNDIT:

Kaçe titullar, e shpërblen me gol (Video)

Kaçe titullar, e shpërblen me gol (Video)

Për Ergys Kaçen duket se po duket dritë në fund të tunelit.

Pas problemeve me trajnerin Gianni De Biasi, që sollën edhe largimin nga kombëtarja, korçari pati probleme edhe me klubin çek Viktoria Plzen, ku ishte i huazuar.

Mesfushori u rikthye në janar te ekipi i PAOK dhe që atëherë kishte tentuar ringritjen, por pa arritur të konfirmohet sërish si titullar fiks në ekipin selanikas. Gjithsesi, trajneri i Paok, Iviç i besoi Kaçes një fanellë titullari, në ndeshjen e sotme, ndaj Korfuzit.


Mesfushori korçar e shpërbleu mjaft mirë besimin e trajnerit, duke shënuar golin e parë të takimit, që përfundoi 5-1 për vendasit. Ndonëse shtatshkurtër, mesfushori kuqezi shënoi një gol të rrallë për të, pasi goditi me kokë një krosim të ardhur në zonë, transmeton tch.

Krahas golit, Kaçe zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë, duke marrë edhe duartrokitjet e tifozëve vendas dhe komplimentet e medias vendase.

Le të shpresojmë që mesfushori do të rikthehet në formën e tij më të mirë, për të kontribuar edhe për kombëtaren shqiptare.

https://www.youtube.com/watch?v=NPiQfuuIniQ

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori