LAJMI I FUNDIT:

MPJ e Rusisë: Opozita që i humbi zgjedhjet tentoi të merr pushtetin në Maqedoni

MPJ e Rusisë: Opozita që i humbi zgjedhjet tentoi të merr pushtetin në Maqedoni

Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në Kuvendin e Maqedonisë, ku është votuar kryetari i ri dhe ku protestuesit e dhunshëm hyrën lehtësisht në brendi të Kuvendit, duke sulmuar gazetarët dhe deputetët e shumicës parlamentare, njofton Telegrafi Maqedoni.

MPJ e Rusisë shpreh shqetësimin e saj për zhvillimet e fundit në Maqedoni, duke vlerësuar se opozita, siç thonë, që i humbi zgjedhjet, thjeshtë tentoi që të merr pushtetin, duke zgjedhur Kryetarin e Kuvendit përmes forcës përmes shkeljes së rregullores.

Sipas tyre, qytetarët kundërshtuan ”të vetëquajturit”, disa prej të cilëve u hospitalizuan. MPJ-ja ruse vlerëson se me përshëndetjen e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit nga ana e BE-së dhe SHBA-ve, kuptohet se çdo gjë ka qenë e përgatitur që më parë.


MPJ-ja konsideron se këto veprime, sipas tyre, konfirmojnë ndërhyrjen e jashtme në çështjet e brendshme të Maqedonisë.

Në reagimin e rusëve përfshihet edhe Deklarata Politike Shqiptare, lirimi i Ramush Haradinajt, si edhe ”Shqipërinë e madhe”, të cilat, sipas tyre, mund të shkaktojnë eskalim në një konflikt.

MPJ-ja ruse shprehet për ndërprerje të, siç thonë, trysnisë së jashtme dhe të lejohen forcat politike që të përcaktojnë të ardhmen e vendit. Reagimin e plotë e gjeni në këtë vegëz./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Historiku i përleshjeve Capat-Sekiraqa, që përfundoi me viktima

Lajme

"Skënderbeu i Sicilisë si Edi Rama", reagon skulptori Gëzim Muriqi

Lajme
Ursula von der Leyen: Në Kosovë reformat ekonomike po sjellin përfitime

Ursula von der Leyen: Në Kosovë reformat ekonomike po sjellin përfitime

Lajme
“Po rrëshqasim në vend të pasigurt, mbrëmë mund t’i kishim 100 viktima

“Po rrëshqasim në vend të pasigurt, mbrëmë mund t’i kishim 100 viktima", hetues e sociologë japin alarmin pas përleshjeve të armatosura në Prishtinë

Siguri
Kurti takon Zeqir Gërvallën: Dikur na bënte bashkë Adem Demaçi në zyrën e UÇK-së në Prishtinë

Kurti takon Zeqir Gërvallën: Dikur na bënte bashkë Adem Demaçi në zyrën e UÇK-së në Prishtinë

Lajme
Shqiptari mes lotësh pas aksidentit ku humbi jetën gruaja dhe u plagos foshnja: Jam gati të paguaj gjithçka që kam bërë

Shqiptari mes lotësh pas aksidentit ku humbi jetën gruaja dhe u plagos foshnja: Jam gati të paguaj gjithçka që kam bërë

Lajme
Kalo në kategori