LAJMI I FUNDIT:

Uniku Messi është gjithmonë aty për të shpëtuar Barçën – Bernabeu i përulet magjisë së tij (Video)

Uniku Messi është gjithmonë aty për të shpëtuar Barçën – Bernabeu i përulet magjisë së tij (Video)
Getty Images

El Clasico e fundit për sezonin 2016/17 mes Real Madridit dhe Barcelonës i takoi këtyre të fundit me rezultatin 2-3.

Ishte një ndeshje fantastike, me shumë raste nga të dyja anët, por në fund u vendos nga ata që nuk shpërdoruan rastet.


Dëshpërimi i Cristiano Ronaldos, është pasqyra e çdo tifozi të Real Madridit në këto momente. Foto: Getty Images)

Protagonistët e pjesës së parë padyshim që ishin Casemiro dhe Lionel Messi.

Çdo gjë filloi me ndërhyrjen e brazilianit në argjentinasin në minutën e 11-të dhe me kartonin e parë u “tensionua” edhe atmosfera.

Lionel Messi duke festuar golin e barazimit. Foto: Getty Images

Në minutën e 28-shënoi Casemiro, por epërsia e Los Blancos zgjati vetëm pesë minuta, pasi Lionel Messi gjeti rrugën e golit.

Luka Modric (36’) dhe Jordi Alba (43’) kishte raste për gol, por rrjetet mbetën të paprekura dhe pjesa e parë u mbyllë me rezultatin 1-1.

Pjesa e dytë filloi me rastin e Toni Kroos, por edhe Marc-Andre ter Stegen nuk lejoi që gjermani të shënojë, ashtu siç bëri pak minuta më vone Keylor Navas te rasti i Gerard Pique (59’) dhe Luis Saurez (68’).

Ivan Rakitic duke festuar golin me bashkëlojtarët. Foto: Getty Images

Në minutën e 73-të Ivan Rakitic shënoi një gol të bukur me të majtën e tij, nga jashtë zona e rreptësisë.

Por, në minutën e 77-të Reali mbeti pa një lojtar, pasi Sergio Ramos u përjashtua me karton të kuq, e gjitha kjo pas ndërhyrjes ndaj Messit.

Sergio Ramos duke replikuar diçka me Piquen pas përjashtimit. Foto: Getty Images)

Kur të gjithë menduan se Barcelona do të dilte fitimtare nga ky takim, në lojë u fut James Rodriguez (82’), i cili pas tre minutash shënoi golin e barazimit, pas asistimit nga Marcelo.

James Rodriguez duke festuar golin e barazimit në Estadio Bernabeu. Foto: Getty Images

Por, i madhi, unikali, Lionel Messi, i cili është gjithmonë aty për Barcelonë, shënoi golin e fitores, i 500-ti në karrierë për Barcelonën e tij.

Ai që e filloi për Barcelonën dhe e përfundoi…

Pas kësaj fitore, Barcelona ngjitet në pozitën e parë me 75 pikë, me pikë të barabarta me Realin, por që Reali ka një ndeshje më pak.

Ndeshja e ardhshme e Los Blancos është ndaj Deportivo de La Corunas, kurse katalunasit do të luajnë ndaj Osasunës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori