LAJMI I FUNDIT:

Projektet e MCC në Kosovë ndihmojnë zhvillimin ekonomik

Projektet e MCC në Kosovë ndihmojnë zhvillimin ekonomik

“Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), përmes projekteve në vitet në vazhdim, që kanë për qëllim zhvillimin ekonomik të vendit, do të ofrojë mundësi për investime veçanërisht në tri fusha kryesore: në efikasitetin e energjisë elektrike, në sundimin e ligjit dhe në mbrojtjen e ambientit” tha sot Petrit Selimi, Koordinator Nacional i MCC për Kosovë në një ngjarje të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka u shpreh i kënaqur me prezencën e përfaqësuesve të Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit për të informuar më detaisht anëtarët e Odës Amerikane mbi projektet dhe mundësitë për investime që ky institucion ofron për sektorin privat dhe që rrjedhimisht ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.


Koordinatori Nacional i MCC për Kosovë, Petrit Selimi informoi anëtarët e Odës Amerikane rreth projekteve të cilat do të implementohen në Kosovë, duke përfshirë edhe subvencionimin e kompanive për prodhimin e energjisë së ripërtërishme, përmes krijimit të një instrumenti financiar jobankar , i cili do të ofrojë fonde për kompanitë që përmbushin kritere të caktuara. Selimi theksoi po ashtu projektin për digjitalizimin e shërbimeve në sistemin gjyqësor si dhe krijimin e një platforme të integruar për rrjetin e ajrit në nivel nacional, platformë kjo përmes të cilës të gjithë qytetarët do të mund të kenë qasje.

Anëtarët e Odës Amerikane patën mundësi të diskutojnë mbi çështje të ndryshme të fushave të tyre relevante dhe të informohen më detaisht rreth ndikimit të Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit në zhvillimin e sektorit privat në veçanti. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”

Zbulo të jetuarit buzë detit në kompleksin prestigjioz “Holiday In 2”

Edil Project
​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

​Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë

Ekonomi
EXPOKOS 2024: Ndërtimi i biznesit të së ardhmes

EXPOKOS 2024: Ndërtimi i biznesit të së ardhmes

Ekonomi
Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC

Mësoni gjetjet për Kosovë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC

PwC Albania and Kosovo
Lufta ndaj parave të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi

Lufta ndaj parave të falsifikuara, BQK: 2.5 milionë monedha nga 2 euro janë tërhequr nga qarkullimi

Ekonomi
​Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit

​Qytetarët reagojnë për shtrenjtimin e bukës deri në 60 centë, ja sa u rrit në dekadën e fundit

Ekonomi
Kalo në kategori