Në kuadër të aktiviteteve të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë (BFI) për shënimin e ditëlindjes së të Dërguarit të Allah-ut, Profetit të Islamit, në Qendrën e Kulturës së qytetit të Tetovës u mbajtë mevludi tradicional “Muhammed-i (a.s), Pejgameri i mëshirës”, raporton Anadolu Agency (AA).
Manifestimi tradicional në të cilin ndër mysafirët ishte e pranishme edhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, filloi me leximin e vargjeve të Kur’ani-it dhe muzikë instrumentale, ndërsa përfundoi me ligjeratën e Dr. Hysein Rizait, ligjeratë e cila i ishte kushtuar jetës së Pejgamerit Muhammed-it (a.s).
Mysafirëve me fjalë përshëndetëse iu drejtua myftiniu i Tetovës, Qani Nesimi, i cili theksoi se opsioni i vetëm që njeriu nga kjo botë materiale dhe fizike të realizojë dëshirën e tij për të shprehur dashurinë ndaj Allahut është respekti, orientimi, lidhja dhe ngulitja e Muhammed-it (a.s) në shpirtin e tij.
“Që të na dojë Zoti neve duhet ta ndjekim, ta përmendim dhe ta përkujtojmë Pejgamberin (a.s). Ky Pjegamber ka qenë një njeri që ka drejtuar dhe nuk ka prishur, ka rregulluar dhe nuk ka dërmuar, ka korrigjuar dhe nuk ka tollovitur, ka çiltruar ide dhe mendime dhe nuk ka paragjykuar”, u shpreh Nesimi.
Ndryshe, me rastin e ditëlindjes së Profetit në organizim të BFI-së këtë javë mbahen manifestime dhe programe të ndryshme në disa qytete të Maqedonisë. Manifestimi kryesor i ditëlindjes së Profetit shënohet në natën e 12-të të muajit Rabi-ul-Evel sipas kalendarit hënor, që këtë vit përkon me natën që lidh 20 dhe 21 prillin sipas karendarit gregorian.
Tradicionalisht, muslimanët në mbarë botën mbushin xhamitë për ta shënuar ditën e Mevludit. Pas namazit të jacisë, ata dëgjojnë këndimin e mevludit dhe vargje nga Kur’ani. Në disa vende islame, traditë është të përgatiten edhe ëmbëlsira të ndryshme.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit