Që herët në muajin e parë të pranverës, Parku i Gërmisë është shndërruar në një pikë shumë të frekuentuar nga qytetarët e të gjitha vendeve të Kosovës.
Pos restauranteve të mbushura plot, edhe ulëset e drurit të vendosura përgjatë parkut janë mbushur plot me grupe familjarësh, a shoqëri që kanë dalë ta kalojnë ditën në natyrë.
Fëmijët janë ata që si duket i gëzohen më së shumti natyrës dhe lojës që mund ta zhvillojnë aty.
Anik Prebreza, një fëmijë i cili po luante me të vëllanë më të ri se ai, tha për KosovaPress se ka ardhur të vizitojë Gërminë bashkë me të vëllanë dhe prindërit.
“Kom ardhë këtu me lujtë me vllanë dhe me babin edhe me mamin. Këtu po kënaqem shumë, po luaj me top me vëllain,” tha ai.
Edhe Loresa Saraçi, një bashkëatdhetare nga Gjermania, tha se kishte ardhur të vizitonte Kosovën për pushime bashkë me familje. “Kam ardhë prej Gjermanisë në Kosovë. Jam këtu në Gërmi me familjen time, edhe po kënaqemi kështu, po luajmë me topa”, tha ajo.
Bashkëatdhetarë nga diaspora që vizitonin Gërminë si duket nuk kishte pak. Arjeta Hasani nga Gjermania kishte ardhë me të atin për vizitë tek familja dhe së bashku kishin vendosur të vizitonin Gërminë.
“Jam ardhë me babin për me pa familjen, edhe me nejt se koha mirë. Jam ardhë me familje këtu me lujtë futboll, volejboll edhe ku na pëlqen, se edhe ka njerëz shumë, luajmë bashkë, njoftohemi me njëri-tjetrin,” tha ajo.
Kishte edhe nga ata që kishin ardhë për herë të parë në Gërmi. Shefki Krasniqi, një 80 vjeçar nga Bardhi i Madh po vizitonte Parkun e Gërmisë për herë të parë në jetë bashkë me të shoqen dhe familjen.
“Hera e parë është që e kom vizitu Germinë. Edhe i vjetër 80 vjeçar. Më ka pëlqy shumë. Tjera herë do të dalë edhe ma shpesh, dhe bashkëmoshatarëve të mijë do t’iu tregoj, dilni në Gërmi se ish shumë mirë, shumë ajri i pastër,” tha Krasniqi për Kosovapress.
Kishe edhe shahistë që të ulur në ndonjë ulëse zinin rrezet e diellit, luanin shah. Një nga këta shahistë, Rexhep Arifi nga Prishtina tha se rrallë del në Gërmi, por se i pëlqen natyra dhe shahu në natyrë kur është koha e bukur.
“Rrallë dal në Gërmi shumë. Me këtë shokun kolegë jemi, prej fëmijërie. Gjetëm pak kohë, thamë hajt të dalim, të kalojmë pak minuta a ndoshta pak orë, sa të na pëlqen, tash qysh na pëlqen. Nëse më mund në shah duhet me ndërpre më shpejtë, nëse e mundi ndoshta vazhdojmë pak ma shumë. Është vend që ia vlen me dalë, mirëpo, normal që ka vend për investime tjera. Rregullim pak ma shumë, mirëpo ia vlen. Mjafton ajri është më i pastër se në qytet. Sepse në qytet po dihet më qysh është”, tha ai.
Vizitorët që vijnë në Gërmi, kanë edhe mundësinë të marrin me qira një biçikletë në hyrje të parkut ku ndodhet tenda.
“Aktiviteti jonë fillimisht është për dhënien e biçikletave me qira. Pra kemi dy lloje të ndryshme biçikletash. Njëri lloj është një euro për një orë, lloji tjetër është dy euro për një orë. Është puna se janë biçikleta më të reja, më të mira. Ditëve më shumë që jem të frekuentum prej njerëzve është gjatë vikendit, të shtunave dhe të dielave. Mosha është fillimisht prej të rinjve, 20 vjet, 21-22. Ka edhe prej gjinisë femërore edhe mashkullore”, tha Qyqalla.
Vetëm pak më tutje nga tenda, dhjetëra vetura presin për t’u futur brenda parkut. Gjatë verës Parku i Gërmisë tërheq edhe më shumë vizitorë gjatë çdo dite të javës, me hapjen e Prishtinës së Gërmisë. /KosovaPress/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kurti: Brenda katër viteve krijuam 87 mijë vende pune më shumë, shënuan rritje ekonomike dhe të buxhetit
Inaugurohet fidanishtja moderne “Agro Kabashi” në fshatin Qifllak në Komunën e Rahovecit
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim
Besim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Telegrafi Jobs - Shoku yt për punë
Ndryshimi në skemën sociale, ministri Murati fton familjet në nevojë për aplikim
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Inaugurohet fidanishtja moderne “Agro Kabashi” në fshatin Qifllak në Komunën e Rahovecit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare