LAJMI I FUNDIT:

Hysaj kërkon vendin e dytë me Napolin

Hysaj kërkon vendin e dytë me Napolin

Elseid Hysaj kërkon vendin e dytë në kampionatin italian Serie A.

Mbrojtësi i Shqipërisë dhe skuadrës italiane Napoli, ka folur për mediat italiane për objektivat e klubit.


Pasi janë dorëzuar tanimë në luftën për titull të kampionit, Hysaj ka thënë se Napoli synon t’ia rrëmbejë vendin e dytë Romës.

“Vendi i dytë në kampionat është objektiv i qartë në kokat e të gjithëve, ne futbollistëve që luajmë për Napolin dhe nuk është asgjë e pamundur”.

“Janë të paktë ata që e besojnë se në fund të garës do ta arrimë, por unë besoj fort se gradualisht do ta kalojmë Romën. Po kalojmë një moment të mirë dhe besoj se deri në fund do të vazhdojmë kështu”, ka deklaruar Hysaj.

Mbrojtësi shkodran ka folur edhe për ëndrrën e madhe të ekipit për ta fituar titullin e kampionit në Itali.

“Titullin e kampionit për ta fituar është një dëshirë e të gjithëve, e jona si futbollist dhe e tifozëve të Napolit”.

“Me tifozët kam një raport shumë të mirë, pasi kam marrë mbështetjen e tyre gjithmonë. Do të ishte fantastike që atyre t’ia ofrojmë titullin e kampionit pasi ky qytet të ofron emocione të mëdha”, ka përfunduar Hysaj.

Kujtojmë që mbrojtësi shqiptar iu bashkua Napolit nga skuadra tjetër italiane Empoli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

UEFA zgjedh formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve, dominojnë lojtarët e Dortmundit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori