LAJMI I FUNDIT:

Vjedhje e madhe në një bankë në Maqedoni!

Vjedhje e madhe në një bankë në Maqedoni!
Foto: Ilustrim

Dje ka ndodhur një vjedhje e madhe në NLB Tutunska Banka në Shkup ku i punësuari ka vjedhur hiç më pak se 2 milionë franga zvicerane dhe 270 mijë euro, njofton Faktor.mk

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:58 kur drejtori i kësaj banke ka lajmëruar autoritetet se një i punësuar ka marrë 2 milionë franga zvicerane dhe 270 mijë euro, i ka futur në një qese plastike dhe është larguar në drejtim të pa njohur, përcjell Telegrafi Maqedoni.


MPB e Maqedonisë për Faktor.mk e ka vërtetuar lajmin dhe thonë se janë duke hetuar rastin në fjalë. /Telegrafi/