LAJMI I FUNDIT:

Cristiano Ronaldo vs Lionel Messi: Gara për ta arritur shifrën magjike të 100 golave në Evropë (Foto)

Cristiano Ronaldo vs Lionel Messi: Gara për ta arritur shifrën magjike të 100 golave në Evropë (Foto)

Bota e futbollit në vitet e fundit është duke u sjellë rreth këmbëve të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Dyshja sezon pas sezoni janë duke thyer çdo rekord dhe parashikim, ndërsa këtë vit e kanë për synim numrin e 100 golave në garat evropiane.

Ronaldo aktualisht ka 98 gola, ndërsa Lionel Messi ka 97 gola.


Para këtij sezoni sulmuesi i Real Madridit ishte favorit pasi e filloi me 96 gola, ndërsa deri më tani ka shënuar vetëm dy, për dallim nga Lionel Messi që ka gjetur 10 herë rrjetën.

Golashënuesit më të mirë në garat evropiane

Para se këta dy lojtarë të fillonin të luanin në nivele të larta, vendin e parë në renditje e mbante Raul Gonzalez me 77 gola, por në Ligën e Kampionëve dyshja kanë shumë më shumë, pasi Ronalo ka shënuar 96 gola, ndërsa Messi ka shënuar 94 gola.

Renditja e golashënuesve më të mirë në Ligën e Kampionëve

Portugezi e ka rekordin me më shumë gola për një sezon ku në vitin 2013/14 shënoi plotë 17 herë. Ndërsa pesë herë të tjera i ka shënuar mbi 10 gola.

Golat e Ronaldos dhe Messit sipas pjesëve

Në anën tjetër Messi sezonin më të mirë e ka në vitin 2011/12 ku shënoi 15 herë.

Lojtari i parë që i ndjekë dhe është ende aktiv është Karim Benzema me 51 gola.

Të dy do ta kenë të vështirë ta bëjnë këtë pasi Messi me Barcelonën e tij do të luajë kundër Juventusit, ndërsa Ronaldo me Realin përballet me Bayern Munichun.  /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi

Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi

Serie A
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga

Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"

Premier League
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh

San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh

Përfaqësueset
Vinicius foli për racizmin në Spanjë, por Nico Williams i dërgon mesazh përmes mediave

Vinicius foli për racizmin në Spanjë, por Nico Williams i dërgon mesazh përmes mediave

La Liga
Tifozët e Liverpoolit mendojnë se sapo kanë transferuar 'Mbappen e ri' - çfarë shpejtësie

Tifozët e Liverpoolit mendojnë se sapo kanë transferuar 'Mbappen e ri' - çfarë shpejtësie

Premier League
Zvicra e nis me humbje sezonin e ri në Ligën e Kombeve - Xhaka u ndëshkua me karton të kuq

Zvicra e nis me humbje sezonin e ri në Ligën e Kombeve - Xhaka u ndëshkua me karton të kuq

Përfaqësueset
Kalo në kategori