Russell Westbrook ka dhuruar një tjetër performancë magjike në “Pepsi Center” të Denverit, ku ishte vendimtar në fitoren e ngushtë 104 – 105 të Oklahoma City Thunder ndaj Denver Nuggets.
Ylli i Thunder realizoi 50 pikë, dha 10 assite dhe kontrolloi 16 topa poshtë koshit, për t’i dhënë fitoren e 46-të sezonale skuadrës së tij. I jashtëzakonshëm edhe italiani Gallinari, që shënoi 34 pikë për Denverin, që me këtë humbje ndoshta të pamerituar, mbetet jashtë zonës Play Off në Konferencën e Perëndimit
James Harden mban gjallë garën për MVP e sezonit, duke iu përgjigjur Westbrook me statistika të frikshme në fitoren 128 – 135 të Houston Rockets ndaj Sacramento Kings. Ylli i Rockets për herë të 21-të në këtë sezon arriti dopio shifra në tre aspekte të lojës: Realizoi 35 pikë, dha 15 asiste dhe kontrolloi 11 topa poshtë koshit. Anderson shtoi 21 pikë për Houston, ndërsa në radhët e Sacramentos spikati Labissiere me 25 pikë. Në fakt, në “Golden 1 Center” të Sacramentos Harden me shokë nuk e vunë asnjëherë në diskutim fitoren, duke udhëhequr deri +20 pikë, megjithatë në periodën e fundin lëshuan pak terren, që gjithsesi nuk e rrezikoi suksesin e 54 sezonal, transmeton SuperSport.
Los Angeles Lakers arriti suksesin e katërt radhazi, këtë radhë 110 – 109, ndaj Minnessota Timberwolves, falë një trepikëshi të D’Angelo Russell në sekondat e fundit. Në fakt në Staples Center spikati dyshja Wiggin – Towns me 81 pikë në total, por fati ishte me Lakers që fitoi me vetëm një pikë diferencë.
Memphis Grizzlies iu imponua 90-103 Detroit Pistons, por ky sukses nuk ndryshon asgjë për skuadrën nga Michigani, që ka mbetur jashtë zonës Play Off. Nga ana tjetër Grizzlies e kanë siguruar pjesëmarrjen në Play off me vendin e shtatë.
Phoenix Suns fitoi 124-1111 me Dallas Mavericks, i udhëhequr nga Warren, Booker dhe Uilis, që realizuan nga 21 pikë secili. Ndeshja mori rrjedhë të pakthyeshme që në periodën e parë me Suns që falë një rezultati të pjesshëm 17-0 e mbyllën këtë periodë 40-29. Mavericks u kthyen në lojë në periodën e dytë duke e mbyllur pjesën e parë 68 – 65. Në pjesën e dytë Suns rritën ndjeshëm ritmin duke triumfuar në fund me 13 pikë diferencë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Italianët çmendën pas “Mandzukicit të ri”
Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City