LAJMI I FUNDIT:

Grupet parlamentare harmonizojnë deklaratën për “fusnotën” (Dokument)

Grupet parlamentare harmonizojnë deklaratën për “fusnotën” (Dokument)

Grupet parlamentare kanë harmonizuar deklaratën lidhur me çështjen e prezantimit të Kosovës, gjegjësisht lidhur me çështjen e përdorimit të fusnotës.

Në deklaratë thuhet se Kuvendi i Republikës së Kosovës e njeh Kosovën vetëm në pazëtë emrit të saj kushtetues si Republikë e Kosovës.


Ndryshe, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë seancës së sotme plenare tha se deputetët e PDK-së do ta votojnë Deklaratën nëse partitë opozitare do të votojnë Projektmarrëveshjen  për  Fondin e Ballkanit Perëndimor.

Deputetë opozitarë gjatë seancës theksuan se nuk do ta votojnë këtë Projektmarrëveshje dhe të gjitha marrëveshjet tjera ndërkombëtare që janë me fusnotë. /Telegrafi/