LAJMI I FUNDIT:

Reali thyen rekordin me transferimin e Dybalas?

Reali thyen rekordin me transferimin e Dybalas?

Raportet e medieve në Spanjë thonë se Real Madridi mund të thyejë rekordin botëror të transferimeve për yllin e Juventusit, Paulo Dybala.

Sulmuesi argjentinas pritet të nënshkruajë një kontratë të re në javët e ardhshme, dhe është e pamundur që bardhezinjtë të përfshijnë një klauzolë lirimi.


Zidane dëshiron me çdo kusht Hazardin
Lexo po ashtu Zidane dëshiron me çdo kusht Hazardin

Pavarësisht nga kjo, mediumi “Diario Gol” pretendon se Mbretërit janë shumë të interesuar në reprezentuesin argjentinas, dhe janë të përgatitur për të thyer rekordin botëror të transferimeve.

Është raportuar se Reali do të ofrojë një shifër prej 80 milionë euro për transferimin e tij, dhe 45 milionë tjera bonuse duke bërë një kosto totale deri në 125 milionë euro, përcjell Telegrafi.

Në rast largimi të Neymarit, Barcelona transferon Dybalan?
Lexo po ashtu Në rast largimi të Neymarit, Barcelona transferon Dybalan?

Megjithatë, këto raporte duhet të merren me një majë të kripës, pasi Juve kanë deklaruar vazhdimisht se Dybala nuk është në shitje.

Transferimi i tanishëm rekord është lëvizja e Paul Pogbas nga ‘Zonja e Vjetër’ për te Manchester United, me mesfushorin që kushtoi 105 milionë euro.

Para kësaj lëvizje, Real Madrid kishte thyer rekordin në pesë raste të njëpasnjëshme, me marrëveshjet e tyre për Luis Figo, Zinedine Zidane, Kaka, Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Jurgen Klopp mund të humbasë ceremoninë lamtumirëse në ‘Anfield’ nëse ndodh kjo gjë ndaj Aston Villës

Premier League
Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Rekordit të jashtëzakonshëm të Bruno Fernandes i vjen fundi pasi humbi ndeshjen ndaj Crystal Palace

Premier League
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori