LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët e sigurisë: NATO stabilizoi gjithë rajonin, jo vetëm Kosovën

Ekspertët e sigurisë: NATO stabilizoi gjithë rajonin, jo vetëm Kosovën

Naim Maloku, ish-oficer i lartë i UÇK-së, tashmë ekspert i çështjeve ushtarake, ka vlerësuar se ndërhyrja e NATO-s e ka ndihmuar Kosovën që ta përfundonte luftën çlirimtare.

“Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë ka ndihmuar popullin shqiptar dhe Kosovën për ta përfunduar luftën më shpejt dhe faktikisht për të shpëtuar popullata civile dhe populli ynë. Shpëtimtarë, në njëfarë forme na kanë shpëtuar”, ka deklaruar ai.


Sipas tij, NATO-ja nuk ka ndihmuar vetëm Kosovën, por gjithë rajonin, pasi që ka ruajtur stabilitetin në Ballkan.

“Distribuimi i forcave të NATO-s në Kosovë ka ndihmuar shumë në rajon, është mbajtur stabiliteti në Maqedoni, janë bërë zhvillime pozitive në Serbi, Mal të Zi. NATO-ja nuk ka pasur ndikim vetëm për stabilitetin e Kosovës, por për krejt rajonin”, ka potencuar Maloku.

Kurse, ka konsideruar se ushtria e Kosovës nuk mund të ndërtohet pa pëlqimin e NATO-s dhe faktorit ndërkombëtar.

Ndërkohë, Drizan Shala, ekspert i sigurisë nga “East Bridge Academy” ka thënë se NATO-ja kishte hyrë në Kosovë për ta parandaluar një tragjedi të mundshme sikur ajo e Srebrenicës, transmeton zeri.info.

“Duke parë në retrospektivë zhvillimet që kanë ndodhur para më shumë se një dekade në Ballkan dhe luftërat çnjerëzore që ishin zhvilluar, si pikë kyçe mund të potencojmë që NATO-ja si mision i Kombeve të Bashkuara nën Rezolutën 1244 hyri në Kosovë për ta parandaluar një Srebrenicë të dytë, që ishte planifikuar të ndodhte në komunën e Podujevës më 1999”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, duke folur për ushtrinë, ai ka thënë se ushtria është çelësi për të hyrë në NATO mirëpo, sipas tij, NATO-ja ka status neutral ndaj zhvillimeve në raport me procedimin e ligjit për ushtri, sepse ashtu si ai ka potencuar, misioni kyç i tij është ruajtja e stabilitetit të brendshëm ndëretnik./Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Drejtësi
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Lajme
Kalo në kategori