LAJMI I FUNDIT:

Agjenti i Brozovic: Po bisedojmë me skuadrat angleze

Agjenti i Brozovic: Po bisedojmë me skuadrat angleze
Brozovic, kroati i Interit

Agjenti i Marcelo Brozovicit ka konfirmuar se janë në kontakt me disa klube angleze që janë në ndjekje të mesfushorit të Inter, ku raportohet të jetë Manchester United, Arsenal dhe Chelsea.

Raportet dolën sot se Jose Mourinho ishte në Zagreb në mënyrë që të shoh nga afër për dhe të flas sy më sy me reprezentuesin kroat, Ivan Perisic për një transferim të tij te Unitedi.

Mourinho në Kroaci për të transferuar Perisicin
Lexo po ashtu Mourinho në Kroaci për të transferuar Perisicin

Megjithatë, është e mundur që trajneri portugez të ketë edhe një tjetër objektiv, dhe ai mund të jetë shoku i skuadrës dhe kombëtares, Brozovic.


“Ne nuk mund të japim emra, por ka disa klube angleze që ndjekin Marcelon”, ka thënë agjenti Miroslav Bicanic për faqe kroate Index.

“Jemi në kontakt me ta. Brozovic do të jetë pronë e nxehtë në tregun e transferimeve për shumë klube verën e ardhshme”, përcjell Telegrafi.

Agjenti: Brozovic largohet nëse paguhet klauzola e lirimit
Lexo po ashtu Agjenti: Brozovic largohet nëse paguhet klauzola e lirimit

“Ai është shëruar plotësisht nga një dëmtim në këmbën e tij dhe është i gatshëm, edhe pse ka pasur disa probleme me dhëmbëza. Tani ai është gati”, përfundoi agjenti i mesfushorit kroat.

Brozovic ishte lënë jashtë skuadrës nga Frank de Boer për shkak të problemeve disiplinore, por u mirëprit përsëri nga Stefano Pioli, por nuk është një titullar i rregullt që prej mbërritjes së Roberto Gagliardinit nga Atalanta.

24-vjeçari është nën kontratë me gjigantët nga San Siro deri në qershor 2021 dhe u këput nga Dinamo Zagreb për vetëm tetë milionë euro, ndërsa klauzola e tij tani vlen plot 50 milionë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Serie A
Man Utd dhe Chelsea garojnë 'kokë për kokë' për shërbimet e ish-yllit të Man Cityt

Man Utd dhe Chelsea garojnë 'kokë për kokë' për shërbimet e ish-yllit të Man Cityt

Premier League
Wayne Rooney zbulon kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur gjatë karrierës së tij

Wayne Rooney zbulon kundërshtarin më të vështirë me të cilin është përballur gjatë karrierës së tij

Premier League
Kalo në kategori