LAJMI I FUNDIT:

Gecaj, Vetëvendosjes: Ofenduese kërkesa juaj për koalicion me LDK-në

Gecaj, Vetëvendosjes: Ofenduese kërkesa juaj për koalicion me LDK-në

Bajram Gecaj, këshilltari politik i kryeministrit, Isa Mustafa ka reaguar ndaj deklaratës së djeshme të Vetëvendosjes se mund të hyjë në koalicion me LDK, por pa Isa Mustafën.

Gecaj ka thënë se kjo është kërkesë ofenduese dhe në kundërshtim me votat e anëtarësisë së gjerë të LDK-së.


Lexoni të plotë postimin e Gecajt në Facebook:

“ADOLESHENTËT POLITIK

Lëvizja Anarkiste e Vetëvendosjes (LAV) po thotë se hynë në koalicion me ne por vetëm pa Isa Mustafën në kreun e LDK-së? Kjo përveç që është kërkesë ofenduese, gjithashtu është në kundërshtim me votat e anëtarësisë së gjerë të LDK-së, fal të cilave z. Mustafa është aty ku është. Për më shumë, kjo është edhe kërkesë krejt antidemokratike. Por për aktivistët anarkistë pak qon peshë vullneti demokratik institucional i qytetarëve; me rëndësi është që të përpiqen dhe të shkaktojnë përçarje, dhe mbi të gjitha të vijnë në pushtet me çdo kusht dhe me gjithfarë metodash. Ata dhe jo vetëm ata po harrojnë se LDK është shkollë e demokracisë dhe prej saj si dhe prej z. Mustafa anarkistët mund të mësojnë shumë, por ja që anarkistët janë nxënës të pa zellshëm të cilët gjithmonë mungojnë në orët e politikbërjes demokratike dhe shtetndërtimit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori