LAJMI I FUNDIT:

Tre futbollistë italianë mund të debutojnë kundër Shqipërisë

Tre futbollistë italianë mund të debutojnë kundër Shqipërisë

Trajneri i kombëtares së Italisë Giampiero Ventura vendosi të përfshinte shumë risi në listën e lojtarëve të grumbulluar për takimet ndaj Shqipërisë dhe Spanjës.

Në kuadër të duelit ndaj kuqezinjve kanë qenë 3 futbollistë të afruar për herë të parë në përfaqësuesen “azzurre” Andrea Petagna, Simone Verdi dhe Leonardo Spinazzola ata që kanë folur në tërësi për kombëtaren italiane por edhe për sfidën ndaj të besuarve të De Biasit


“Jam shume i lumtur që jam pjesë e kombëtares. Për mua është një emocion i veçantë. Personalisht më bën përshtypje Belotti është një lojtar mjaft cilësor, e vlerësoj shumë. Për momentin po mendoj vetëm për ndeshjen me Shqipërinë më pas kemi kohë për evropianin e 21 vjecarëve “, u shpreh sulmuesi i Atalantës Andrea Petagna, tranmseton oranews.

Ndërkohë që mesfushori i Bolognas, Simone Verdi nuk u ndal tek dueli me kuqezinjtë, por kërkoi të falënderonte trajnerin Giampiero Ventura për këtë mundësi unikale që po i ofron duke e bërë pjesë të skuadrës përfaqësuese italiane.

Ndërsa Spinazzola që në këtë sezon ka spikatur me Atalantën theksoi se ky grumbullim duhet ta motivojë që të përmirësohet edhe më shumë si në aspektin mbrojtës po ashtu edhe në atë sulmues.

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Liga e Kampionëve
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
Kalo në kategori